Traktet ishin vendosur në disa institucione në qytet, ndërtesa, mure, automjete dhe shtylla
Qindra trakte janë gjetur në Vlorë me tekst-thirrjeje për t’u ngritur kundër asaj që e quajnë “diktaturë” në Shqipëri.
Një organizatë ende në hije e quajtur “Vlora përgjigjet” ishte shenjuar në letrën e shkruar.
Traktet ishin vendosur në disa institucione në qytet, ndërtesa, mure, automjete dhe shtylla.
Lajmin e shpërndau në rrjetin shoqëror fesjbuk gazetari Edmond Arizaj duke u mbështetur te portali “lapsi.net”.
Traktet janë thirrje kundër qeverisë dhe theksojnë aksionet për ndëshkimin e borxheve të energjisë elektrike dhe shembjes së ndërtimeve pa leje.“Traktet” bëjnë apel për të reaguar ndaj padrejtësive që po i bëhen Vlorës dhe popullit shqiptar. Ato mbajnë firmën e një organizate të panjohur të quajtur “Vlora përgjigjet”-raporton portali.
Traktet ishin shpërndarë pranë Portit Detar, në lagjet “Skelë” si dhe “Kushtrim” ku Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (ish-Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar) për shmebjen e banesave (në këtë lagje) ku do të kalon rruga “Transballkanike”.
Në të njejtin lajm thuhet se në trakte shkruhej: “Ngrihu. Ka ardhur koha. Ku është dinjiteti vlonjat? Nuk ke mundësi të paguash dritat? Burg. Popull i Vlorës, ka ardhur koha të tregojmë forcë ndaj diktaturës që po nënshtron dita ditës popullin tonë. Mjaft. Organizata “Vlora Përgjigjet” nuk ndalet me kaq. Shpërndani lajmin në rrjetet sociale. Vepro tani për të ardhmen tënde”.
Denion Ndrenika















