Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur tryezën për autonominë vendore. Në fjalën e rastit Basha deklaroi se pas viteve ‘90-të janë adoptuar praktika të ndryshme për drejtuesit vendorë, duke ndryshuar vazhdimisht kompetencat e tyre. “Pas vitit 1998 pati zgjerim të kompetencave të pushtetit vendor, megjithëse mund të ishin më të mëdha. A do krijojmë mundësinë që qytetarët të dëgjohen nga një përfaqësues unanim, nga kryebashkiaku ose kryekomunari dhe jo nga një zyrtar burokrat? Çështja kryesore ajo e hartës territoriale është edhe shqetësimi kryesor. Si do ua zgjidhin këto halle me këtë koncept të vitit 2014- 2015? Si do i kapërcejmë vështirësitë e qverisë? Si do realizojmë standardet bazë të të qenit europianë.
Të gjitha këto pyetje mbeten pa përgjigje se të gjitha palët e kishin mendjen vetëm tek harta, harta e mysybetit. Dhe sot vetëm hartën kemi”, tha ai, duke e cilësuar si një hartë kompromisi mes Ramës dhe Metës. Basha tha sa harta e re territoriale është kompromis i pastër politik, për të vendosur kandidatët në zona sa më të favorshme për të fituar. Sipas tij në momentin që ngecën i bën thirrje opozitës, por shtoi se ajo nuk do të ulet në atë sofër, pasi e cilësoi si sofër të pazarit dhe të braktisjes së qytetarëve. Kryedemokrati nënvizoi se harta e re territoriale nuk zgjidh asnjë problem të qytetarëve, por se i shkelmon ato. Në këtë drejtim ai tha se pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shqyrtojë kërkesën për referendum. Basha u shpreh se 21 qershori është dita e testimit të demokracisë.















