Një lajm i çuditshëm është dhënë në lajmet e drekës nga televizioni Top Channel i cili i referohej zyrtarëve të paidentifikuar amerikanë.
Sipas tij ai ka përgënjeshtruar lajmet e përhapura në Tiranë se kryeprokurori Llalla bashke me grupin qe e shoqeron (lexo lajmin poshte), i cili cili po bën një vizitë në ShBA , paskësh takuar zyrtarë të lartë të FBI-së dhe DIA-s amerikane.
Dje televizioni publik pati deklaruar:“Prokurori i Përgjithshëm shqiptar Adriatik Llalla gjendet këtë javë në SHBA për disa takime lidhur me luftën kundër terrorizmit, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe probleme të krimit të organizuar në Shqipëri. Takimet do të zhvillohen në Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe drejtues të strukturës DEA, e cila ka si specialitet luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar”.
Por sot burimet zyrtare amerikane të Top Channel e kanë përgënjeshtruar një lajm të tillë. Dhe sikur kjo të mos të mjaftonte në kronikën e Top-it kishte dhe një frazë, e cila dukej më shumë si kërcënim sesa një vazhdim logjik i lajmit: “Mes njerzve që u është mohuar viza e ShBA nuk ka vetëm gjykatës por edhe prokurorë” thuhej në fund të lajmit të topit që i referohej zyrtarëve amerikanë.
Gjëja e parë të të shkon në mendje është fakti se Lllalla ka bërë ndryshime të befta dhe ta pajustifikuara në ditët e fundit në departamentin e antikorrupsionit. A thua mesazhi të jetë i lidhur me to? Apo mos ndoshta ai është i lidhur me flirtimet politike që po bën bën kryeprokurori, për t’i vënë shkopij nën rrota reformës në drejtësi?
Deri më tani këto janë vetëm pandehma. Ajo që dihet me siguri është fakti se kjo nuk është përplasja e parë e Adriatik Lllallës me zyrtarët amerikanë.
Pak kohe më parë Ambasadori amerikan, Donald Lu tha këo fjalë: “Unë e di kush është kundër reformës në drejtësi; ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë, gjykatësit e paaftë dhe prokurorët që marrin paratë tuaja, por kurrë nuk e ndjekin penalisht dike”.
Por, pavarësisht nga kjo vijë e kuqe, Llalla dy ditë më vonë, i doli kundër reformës. Kryeprokurori deklaroi: “Po merren veprime të nxituara. Ka munguar procesi i konsultimit”, u shpreh Llalla. Sipas tij edhe mund të ketë “elementë problematikë” në prokurori, por “institucioni ka kapacitetet për t’i luftuar”.
I menjëhershëm ishte reagimi i ambasadorit Lu: “Dhe sa kohë duhet të presim, që të pasurit dhe të fuqishmit të thonë se; nuk janë ende të kënaqur me këtë reformë në drejtësi? tha ai”.
Në një mbledhje të disa kohëve më pare, kur kontradiktat e kryeprokurorit me amerikanët nuk kishin dalë ende në shesh, Lu i ishte drejtuar në një mbledhje përfaqësuesve të Llallës që bënin vërejtje për reformën: “Me sa kuptoj, disa personave iu është thenë prej eprorëve të tyre se çfarë të thonë, ose më keq akoma, të mos thonë. Nëse është e vërtetë, kjo më kujton më shumë të shkuarën komuniste të Shqipërisë se sa të ardhmen e saj demokratike”.
Por, mëria amerikane nuk përfundoi me kaq. Me një stil tashmë të njohur (përmes levave të tyre të njëjtën taktikë diplomatët amerikanë e zbatuan edhe ndaj vizitës së padëshiruar të Ilir Metës në ShBA) Llalla u godit edhe nga Zëri i Amerikës. Në valët e tij fjala iu dha njeriut që Llalla sapo e kishte transferuar dhe i cili është përmendur për një rrahje me grushta me kryeprokurorin, Shkëlqim Hajdarit.
Hajdari e kundërsulmoi tangent shefin e tij nga dritarja e Zërit të Amerikës? Tani pyetja e vetme që shtrohet gjatë vizitës së Llallës në ShBA është: A do të ftohet ai në këtë studio dhe ç’pyetje do t’i bëhen?















