• Latest
  • Trending
  • All

Tokëmjalta: Një roman për dashurinë dhe hidhërimin

03/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Tokëmjalta: Një roman për dashurinë dhe hidhërimin

03/12/2015
in Kulture

Autorja Enit Karafili rrëfen arsyet që e çuan të shkruajë romanin “Tokëmjalta” , një libër që nuk flet veç për mallin e të larguarve, por edhe të atyre që nuk rreken thjesht të mbijetojnë, por t’i gëzohen së përditshmes në vendin e tyre

Ju jetoni në Zvicër prej afro 20 vjetësh dhe sillni një roman me personazhe dhe ngjarje që zhvillohen në Shqipëri dhe, duhet thënë, nga përshkrimet dhe hollësitë që sillni duket që e njihni mjaft mirë realitetin shqiptar, jeni e përditësuar me aktualitetin e jo vetëm me ngjarjet, por edhe me ndryshimet urbanistike. A ju është dashur të hulumtoni posaçërisht për këtë roman, apo i keni mbajtur lidhjet e pashkëputura me vendin tuaj?

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Të dyja. Kam mbledhur, sistemuar e përzgjedhur informacione dhe përshtypje; ndërkohë lidhjet me Shqipërinë nuk i kam prerë kurrë.

Si lindi Tokëmjalta ? Ç’ju shtyu ta shkruanit këtë roman ?Ky titull, a mos evokon ndoshta edhe mallin që keni për vendin, për shkak se jetoni jashtë, që t’ju bëjë ta quani edhe mjaltë?

E kam pasur prej kohësh me vete këtë ide, një roman në këtë formë. E krahasoj eksperiencën e Tokëmjaltës me një kupë që akumulon e akumulon derisa derdhet. Më shtyu dëshira, që kthehej herë pas here, për të shkruar jashtë formatit akademik, por në një zhanër që e kam studiuar. Domethënë, doja të jetoja nga përbrenda diçka që deri atëherë e njihja nga jashtë.

Në lidhje me titullin, përveç se ai është në funksion të gjithë romanit, si përçues i dashurisë dhe hidhërimit, marrëdhënien me vendlindjen time e shoh të artikuluar edhe mes mallit. Sidoqoftë, titulli, si edhe vetë romani, nuk flet veç për mallin e të larguarve, por edhe të atyre që nuk rreken thjesht të mbijetojnë, por t’i gëzohen të përditshmes në vendin e tyre. Atë që thotë poeti japonez, Basho, për Kioton:
Edhe në Kioto,

kur dëgjoj zërin e qyqes,

kam mall për Kioton.

mund të thuhet edhe për Shqipërinë:

Edhe në Shqipëri,

kur më sheh syri ullishtë,

kam mall për Shqipërinë.

Vargu “kur …” mund të marrë trajta të shumëllojshme për secilin nga ne.

Një histori dashurie dhe përshkrime, që të bëjnë të ndihesh sikur po shijon një libër klasik. Ka qenë ky qëllimi juaj, të sillnit edhe njëherë letërsinë klasike ?

Për t’u përgjigjur duhet një përkufizim i dashurisë, përshkrimit dhe letërsisë klasike. Edhe të kufijve kohorë që nënkuptojnë këto përkufizime. Duke mos i pasur këto koordinata, do të thosha, jo, nuk kam dashur të kthej pas rrotën e historisë. Por meqë ju përdorni fjalën “shijon” më vjen në mendje një përkufizim klasik. Horaci thoshte se letërsia apo arti duhet ta kënaqë, ngazëllejë (delectare), por edhe t’i shërbejë (prodesse) lexuesit. Gëzohem nëse Tokëmjalta e përmbush këtë kriter. Por këtë kriter, mendoj se e përmbushin po aq romanet e një “klasiku” si Stendali, sa edhe një mori romanësh bashkëkohorë, fitues çmimesh letrare prestigjioze. Në romane si The Inheritance of Loss, The Narrow Road to the Deep North, madje edhe një roman ironik si The Sense of an Ending, apo një eksperimental si The House of Leaves, ngjashëm si te Tokëmjalta, dashuria është fanari i fundit në terrin e ekzistencës, të asaj që Hannah Arendt quan “the human condition”. Ndaj rezervohem të flas për dashuri klasike.

Sa për sfondin që ka ushqyer botëkuptimin tim, ai është thellë-thellë postmodern. Që nga teknika: libri i përqaset Historisë me H, sistemit totalitar, tranzicionit, enigmave të dosjeve, jo përmes narrativave të mëdha, por për ta thënë në fjalët e Jean-François Lyotard, “petits récits”, rrëfime të vogla. Madje të vockla mund të qe më saktë.

Një kujdes i veçantë vihet re në përdorimin e gjuhës së pasur. Si është e mundur, së pari ta ruani kaq mirë gjuhën shqipe, por edhe të sillni fjalë që duket se i kemi harruar që gjenden në fjalorë? Si i keni parë prurjet e reja në letërsinë shqipe? Flas për autorët e rinj …

E kam ruajtur me ankthin e përhershëm se shqipja mund të më lërë, për faj të neglizhencës sime. E ruaj duke qëndruar mendërisht gjithnjë në përkthim, duke mbajtur shqisat gjallë për nuancat kuptimore, duke memorizuar fjalët që më pëlqejnë ose grishin, duke ri-zgjuar një pjesë të fjalorit pasiv. Ka edhe raste që e lexoj fjalorin si të qe roman apo poemë. Megjithatë, jam përpjekur të mos e rëndojë librin, me frikën se grykësia për fjalë të padëgjuara mund ta kthejë veprën në kinkaleri leksikore, sepse pastaj arti i shkrimit reduktohet në aftësinë për të shfletuar fjalorin dhe gjetur sinonime. Do doja të njihja më shumë prurje të reja. Por mezi gjej material të besueshëm që më rekomandon libra e autorë shqiptarë. Në gjuhët e tjera më ndihmojnë lloj-lloj listash, recensionesh, prezantimesh për vepra të kësaj apo asaj gjinie, të këtij apo atij stili, rryme, teme, risie etj. Në shqip jo. Edhe forumet ku diskutohen librat shqip, tip klube librash, janë të paktë, dhe shpesh të politizuar. Në to flitet për autorin më shumë se për veprën. Përpos, ndesh artikuj në media që qarkullojnë të njëjtat ankesa, akuza, përbishtje të autorëve shqiptarë apo përkthimeve shqip, duke vajtuar që leximi, tok me librin dhe lexuesin, janë në gjendje të mjerë. Ka një ironi në këtë mes: nëse libri shqip përjeton vërtet vitet e mizerjes, ndoshta lexuesit tregohen të mençur që nuk e blejnë, as librin shqip as atë të shqipëruar. Por nuk është kështu: lexuesi humb pjesë kulture. Humb mundësinë edhe për t’iu kundërvënë asaj pjese të kulturës që e do ndryshe. Kritika, përkujdesja ndaj autorëve, ndër-rrjetëzimi mes tyre, ndihmon zbulimin e të mirës në një kohë vëmendjeje të hapërdarë si kjo jona dhe inkurajon leximin e librit (jo të autorit) si formë të debatit publik.

Si ishte ta shihje botën me sytë e një djali të ri, avokat? I vështirë këndvështrimi mashkullor?

Jo, e kam marrë pa paragjykim dhe e mbrojtur nga dijenia se romani që në syth i ka mjegulluar kufijtë gjinorë. Daniel Defoe shkruajti në 1719 Robinson Crusoe me një rrëfimtar mashkull, dhe vite më vonë Moll Flanders dhe Roxana, dy rrëfimtare femra. Shumë shembuj të tjerë të mospërkimit gjinor autor-rrëfimtar vijuan, sidomos në romanin epistolar, ku shkrues të dy gjinive shkëmbejnë letra, si tek i famshmi Les Liasions Dangereuses të Laclos-s. Ajo që ka kërkuar kohë ka qenë kristalizimi i mendësive, paradokseve që mishëron rrëfimtari iTokëmjaltës. Por kjo do të kishte qenë e nevojshme edhe për një rrëfimtare. Ndryshe nga Whitney Houston që këndonte “I’m every woman”, unë nuk mendoj se jam çdo grua dhe mund të flas në emër të femrës universale. Ndaj cilado të ishte gjinia e rrëfimtarit, pika kyçe, për mua, mbetej individualizimi i personazhit. Përpos, zgjedhja e një rrëfimtari mashkull më ka lejuar t’i mëshojë homoerotizmit për të ngacmuar homofobinë e një lexuesi imagjinar që vetë-identifikohet si mashkull safi. Ky lloj rrëfimtari sjell në lojë një krizë të maskulinitetit. Më intrigon ambiguiteti gjinor dhe paqëndrueshmëria e dëshirës erotike.

Romani duket një burim i mirë informacioni për ata të huaj që duan të mësojnë diçka më shumë rreth Shqipërisë, të paktën në vitet e tranzicionit. A e keni menduar ta përktheni në gjuhë të huaja?

Ma kërkojnë këtë miq edhe familjarë të mi që nuk mund ta lexojnë në shqip. Kur libri qe pranuar për botim nga “Pegi’, flisja me ta dhe nuk e prezantoja si Tokëmjalta, sepse shumë shpejt kuptova se jo-shqipfolësit i mungon lidhja e këtij titulli me shprehjen e Çajupit, pra, që njeriut në vendin e tij i duket balta më e ëmbël se mjalti. Kur u shpjegoja këtë, miqtë më shihnin si të përhënur. Atëherë u mendova dhe pyeta veten: Po ta shkruaje në gjermanisht ose anglisht këtë libër si do ta titulloje? Kështu ndodhi që për gjermanisht- dhe anglishtfolës, libri tashmë quhet Der Wächter der verlorenen Dinge ose The Keeper of Lost Things. Tani mbetet romani. Ku i dihet. Ndoshta i vjen dita.

Ju vetë, si e keni parë dhe përjetuar ndryshimin e Shqipërisë gjatë këtyre viteve, pas ’90? Arkitekturë, marrëdhënie njerëzore, profesionale, çështjet e korrupsionit që ju i prekni në librin tuaj…A keni pasur burim informacioni për këto mediat apo edhe rrëfime njerëzore me të cilat keni rënë në kontakt të drejtpërdrejtë?

Pak nga mediat, sepse janë të gjithëpranishme, një pjesë nga kontaktet, dhe të tjerat janë trill, sipas motos “në këto apo ato kushte edhe kjo mund të kish ndodhur”.

Ju jeni profesore në anglistikë në Universitetin e Lozanës dhe autore e disa librave akademikë. Letërsia ka qenë pasion i hershëm? Kur keni nisur të shkruani prozë artistike?

Në adoleshencë kam shkruar poema pikareske dhe pak prozë. Ka qenë tërheqje e hershme. M’i ka hapur sytë për letërsi Kështjella, sensin moral ma ka zgjuar Iluzione të Humbura, dhe më ka prekur aq thellë fati i Doruntinës, sa kam bërë një pakt gjysmë të vetëdijshëm me veten se do të shkruaja dikur për vetminë e të ndarëve për së gjalli.

Ne kemi disa shembuj të autorëve shqiptarë që prej vitesh jetojnë jashtë vendit e që kanë preferuar apo zgjedhur të shkruajnë në gjuhën e vendit pritës. Ju e keni menduar ndonjëherë këtë mundësi, apo ju vjen më natyrshëm të shkruani letërsi artistike në shqip?

E kam mundësinë të shkruaj në gjuhë të tjera. Këtë roman e doja shqip. Doja të më lexonin të mitë në shqip. Doja të qëndroja në praninë e shqipes. Për vite të tëra, më rrinte nderur mbi kokë, si paralajmërim, përvoja e Nabokovit, që kur u ul gjithë energji të përkthente Lolitën në gjuhën e tij amtare, më në fund i lumtur që do të lëvronte tokën pjellore të rusishtes, vërejti i zhgënjyer se pjesë-pjesë ajo tokë qe tharë. Ky përfytyrim më pikëllon. Kështu që sfida dhe shansi për mua qe ta shkruaja në shqip, duke shpresuar që shqipja nuk do të m’i kish mbyllur dyert.

Pas këtij romani të parë, a jeni duke shkruar diçka të re?

Kam gjëra që presin të rishkruhen, të tjera në embrion, por përparësia hëpërhë i shkon një studimi mbi filozofinë kozmopolite në letërsinë e iluminizmit. Uroj të kem kohë për të gjitha.

Previous Post

Kapitalizmi e mundi socializmin se ishte i arsyeshëm

Next Post

Mehmeti: Kam propozuar kryeministër shqiptar në Maqedoni

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Mehmeti: Kam propozuar kryeministër shqiptar në Maqedoni

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.