• Latest
  • Trending
  • All

Kapitalizmi e mundi socializmin se ishte i arsyeshëm

03/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Kapitalizmi e mundi socializmin se ishte i arsyeshëm

03/12/2015
in Kulture

Si të jesh i djathtë

Nga Roger Scruton

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

…vijon nga numri i kaluar

Mospranimi i të menduarit me shumën zero dhe i konceptit të  asociuar të “drejtësisë sociale” nuk do të thotë të pranosh pabarazinë në formën e saj të tashme. Ne mund të vënë në diskutim çështjen e drejtësisë sociale pa besuar që të gjitha pabarazitë janë të drejta. Veç  kësaj,  pabarazia ushqen zhgënjimin, indinjatën dhe indinjata duhet të tejkalohet  në qoftë se duhet të ketë harmoni sociale. Njerëzit e pasur duhet të jenë të vetëdijshëm  për këtë dhe në ankth për të bërë diçka për të. Ata mund të japin bamirësi, të kushtojnë një pjesë të burimeve të tyre për të ndihmuar të tjerët dhe në përgjithësi të shfaqin një masë të pranueshme simpatie për ata më me pak fat se sa ata vetë. Në veçanti  ata mund të ndërtojnë ndërmarrje që ofrojnë punë dhe kështu t’u japin të tjerëve një pikë mbështetëse në suksesin e tyre. Kështu ka qenë zakonisht në SHBA dhe kjo është një arsye pse, në përvojën time, amerikanët  e  disavantazhuar janë të kënaqur nga fati i mirë i të tjerëve- duke besuar se në një lloj mënyre ata mund të kenë një pjesë në të. Në vendet europiane megjithatë nuk është normale për njerëzit  që të jenë të kënaqur nga fati i mirë i të tjerëve. Ne shpesh kemi frikë të zbulojmë pasurinë tonë, pushtetin  apo suksesin tonë në gjërat tokësore nga frika e agresionit që kjo gjë do të shkaktojë. Nietzsche ia atribuonte indinjatën një faji të thellë të qytetërimit tonë, që manifestohej barazitarisht në fenë e krishterë, në demokraci dhe në programet socialiste të kohës së tij. Max Scheller, duke mbrojtur krishterimin ndaj akuzave të Nietzsche-s ishte më i predispozuar t’ia atribuonte indinjatën moralitetit borgjez, i cili e mat gjithçka në terma të zotërimeve materiale. Për Scheller-in socializmi ishte thjesht forma më e vonshme që kishte marrë ky moralitet. Dhe nuk ka dyshim  se indinjata ka luajtur një rol të rëndësishëm  në qëndrimin e sotëm ndaj pabarazisë. Unë nuk shoh zgjidhje tjetër ndaj indinjatës së përhapur gjerësisht  veç zgjidhjes tradicionale amerikane – të vësh në punë pasurinë tënde dhe t’u japësh sa më njerëzve të mundesh interes në përdorimin me sukses të saj ndërkohë që adaptoni këto “stratagjema anti lakmi”  të eksploruara nga Helmut Schoeck. Por gjërat kanë ndryshuar në mënyra që kërcënojnë modelin e vjetër amerikan Ka patur para dhe pas krizës financiare të vitit 2008 një rritje të menjëhershme dhe përshkallëzuese  në hendekun mes të ardhurave në majë të kolonës dehe atyre në fund të saj. Joseph Stiglitz ka argumentuar se përqindja në majë e amerikanëve e ka rritur pasurinë jo vetëm ndërsa ata poshtë  në kolonë kanë mbetur në vend ose kanë rënë në varfëri por ç’ka është më e rëndësishmja pasuria e tyre është rritur në kurriz të atyre që poshtë.  Në qoftë kjo është e vërtetë atëherë çdo politikë  për të lehtësuar varfërinë  duhet të  ketë në fokus gjithashtu problemin e pabarazisë duke bërë rishpërndarje  të pasurisë  së atyre që aktualisht e kanë atë. Unë nuk e di në se konkluzioni i  Stiglitz-it është i vërtetë megjithatë. Sepse ka një përdorim të fshehtë të gabimit logjik të shumës zero në argumentet që ai jep për të. Në qoftë se njerëzit e pasur bëhen më të pasur në një kohë që të varfërit bëhen më të varfër nuk do të thotë se humbjet e të varfërve janë shndërruar në fitime të të pasurve. Në qoftë se ne këtu nuk vendosim shkakësi në të, nuk mund të jemi të sigurt  se nga një politikë e përpiluar për të barazuar të pasurin me të varfërinë në afat të gjatë do të përfitojë ndokush. Unë e kam argumentuar se ne duhet të dallojmë thelbin e të vërtetës  tek socializmi  që na tregon se i gëzojmë frutet e shoqërisë vetëm në qoftë se ne jemi të gatshëm t’i ndajmë ato nga boshti disarrathësh i indinjatës që është me to. Si me nacionalizmin, thelbi i të vërtetës është ekzagjeruar deri në herezi duke ndërruar kështu të vërtetën me gabimin dhe ndjenjën natyrale me nevojën fetare. Ka një tundim, që ndjehet më shumë nga intelektualët e të majtës, për të zëvendësuar individualen e papërsosur  me abstraksionin e pastër, për të rishkruar  botën njerëzore  sikur ajo është e përbërë nga forca, lëvizje, klasa dhe ide, ku të gjitha lëvizin në një stratosferë të domosdoshmërisë historike nga e cila realitetet e trazuara janë përjashtuar. Këtë Orwell e perceptoi  në botën e krijuar nga intelektualët- botën e ëndërruar  dhe imponuar nga partia Komuniste dhe distiluar në “Ingsoc’-un e Një mijë e nëntëqind  e tetëdhjetë e katër.  Si një thirrje për të ndrequr rendin ekzistues, socializmi duhet të na drejtohet të gjithëve ne.  Por si një përpjekje për të rishikuar natyrën njerëzore dhe për të na future ne në ndjekje të mileniumit, ishte një fantazi e rrezikshme, një përpjekje  për të realizuar parajsën që do të çonte pashmangshmërisht në ferr. Ne mund ta  shohim qartësisht këtë tani teksa bota perëndimore  del nga  lufta e ftohtë dhe nga katastrofa komuniste. Por ende ‘tundimi totalitar”, siç e quante Jean François Revel, është aty tundimi për të ribërë shoqërinë, kështu që barazia të imponohet nga lart, nga shteti i mirë socialist, qëllimet e mira të të cilit nuk mund të vihen kurrë në diskutim përderisa askush  nuk e di se si do të jetë ai kur të arrihen ato.

E vërteta e kapitalizmit

Termi “kapitalizëm” hyri në gjuhët evropiane përmes shkrimeve të filozofit utopist francez, Saint Simon. Ai u mor nga Marksi për të shenjuar  pronësinë e institucionalizuar private të “mjeteve të prodhimit”. Marksi vuri përballë kapitalizmin me “sisteme” të tjera ekonomike –veçanërisht me skllavërinë, feudalizmin dhe socializmin – dhe parashikoi se ashtu siç kapitalizmi rrëzoi feudalizmin me anë të një revolucioni të dhunshëm, po ashtu socializmi do të rrëzonte kapitalizmin.  Duke ecur në këtë rrugë, socializmi “do të vyshkej”  për të mbërritur në “komunizmin e plotë”, që do të ishte fundi i historisë. Teoria është e pabesueshme, parashikimet e saj false dhe trashëgimia e saj, e llahtarshme. Megjithatë, termat e saj ndryshuan gjuhën e debateve politike në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe në tashmë jemi të rrethuar nga ajo. Fjala “kapitalizëm” ende përdoret për të përshkruar një ekonomi të mbështetur mbi pronën private dhe shkëmbimin e lirë. Dhe termi “socializëm” ende përdoret për të shenjuar përpjekjet e ndryshme  për të kufizuar, kontrolluar apo zëvendësuar disa aspekte të kapitalizmit të kuptuar në të këtë mënyrë. Në të gjitha shfaqjet e tij, kësisoj, kapitalizmi  si socializmi është një çështje shkalle. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për termat që janë trashëguar nga teoritë e vdekura.  Ato mund të kenë një aurë  autoriteti, por shtrembërojnë perceptimin tonë dhe dëmtojnë vetëdijen tonë me gjuhën e re (newsspeak) të llojit të satirizuar në mënyrë të shkëlqyer nga George Orwell tek “Nëntëqind e Tetëdhjetë e Katra”. Qëllimi i Orwell-it në shkrimin e këtij libri ishte të tregonte se zhargoni dehumanizues i marksizmit prodhon gjithashtu një botë të dehumanizuar, në të cilën njerëzit bëhen abstraksione dhe e vërteta është thjesht një instrument në dorën e pushtetit. Dhe kjo gjë nuk duhet harruar kurrë nga konservatorët  që kanë nevojë të  ikin nga teoritë e shekullit të nëntëmbëdhjetë  që kërkuan ta bëjnë pozicionin e tyre jo vetëm të vjetër e të dalë mode por edhe të pashprehshëm. Ne kemi nevojë ta  shohim botën tani duke përdorur gjuhën natyrale të marrëdhënieve njerëzore. Thënë këtë, do të ishte budallaqe dhe naive të hamendësohej se sulmet e drejtuara në diçka të quajtur “kapitalizëm” janë pa themel ose nuk  ka nevojë për një përgjigje. Me qëllim për të zhvilluar këtë përgjigje ne kemi nevojë të fillojmë nga e vërteta e kapitalizmit, të vërtetën që socializmi e ka mohuar gjithnjë. Dhe kjo e vërtetë është e thjeshtë. Prona private dhe shkëmbimi i lirë janë karakteristika të domosdoshme për një ekonomi të madhe – një ekonomi në të cilën njerëzit janë të varur për mbijetesën  dhe prosperitetin e tyre në aktivitetet e të huajve.  Është kështu vetëm kur njerëzit kanë të drejta prone dhe mund të shkëmbejnë lirisht gjithçka që ata zotërojnë  për atë që ata  kanë nevojë dhe kësisoj  një shoqëri  të huajsh mund të arrijë koordinim ekonomik. Socialistët në zemrat e tyre nuk e pranojnë këtë. Ata e shohin shoqërinë  si një mekanizëm  për të shpërndarë burimet tek ata që kanë  të drejtë të përfitojnë nga kjo shpërndarje, sikur burimet ekzistojnë të gjitha përpara aktiviteteve që i krijojnë ato dhe sikur ka një mënyrë për të përcaktuar saktësisht se cili ka të drejtë për çfarë, pa  referencë në historinë e gjatë të bashkëpunimit ekonomik. Pika kyçe e kësaj u soll në shtëpi nga ekonomistët austriakë- veçanërisht nga Mises dhe Hayek-gjatë “debatit kalkulues”që rrethoi propozimet e hershme për një ekonomi socialiste në të cilën çmimet dhe prodhimi do të kontrolloheshin që të dyja nga shteti. Përgjigja austriake ndaj këtyre propozimeve u përqendrua në tri ide bazë. Së pari, aktiviteti ekonomik varet nga njohja e dëshirave, nevojave dhe burimeve të njerëzve të tjerrë. Së dyti, kjo njohje është e shpërndarë në shoqëri dhe nuk është pronë e ndonjë individi. Së treti, në shkëmbimin e lirë të të mirave dhe shërbimeve mekanizmi i çmimit siguron akses tek kjo njohje- jo si një deklaratë teorike por si një sinjal për veprim. Çmimet në ekonominë e lirë ofrojnë zgjidhje për ekuacione të vazhdueshme dhe të panumërta që përshkruajnë kërkesën individuale ndaj ofertës së vlefshme. Kur prodhimi dhe shpërndarja janë të fiksuara nga një autoritet qendror, çmimet nuk sigurojnë më një indeks qoftë të pamundësisë së burimeve dhe qoftë të kërkesës së të tjerëve për të. Pjesa themelore e njohjes ekonomike, që ekziston në ekonomitë e lira si një fakt social është shkatërruar. Ekonomia ose dërrmohet me radhë, bollëk  dhe mungesa që zëvendësojnë rendin spontan të shpërndarjes ose zëvendësohet nga një ekonomi e zezë në të cilën gjërat shkëmbehen me çmimin e tyre real – çmimin, të cilin njerëzit janë të përgatitur ta paguajnë për të.  Ky rezultat është konfirmuar fuqimisht nga përvoja e ekonomive socialiste;megjithëse, argumenti i dhënë në  mbështetje të saj nuk është empirik, por është argument apriori. Ai është mbështetur në konceptime të gjera filozofike në lidhje me informacione të gjeneruara socialisht dhe të përhapura po socialisht. Pika e rëndësishme në argument është se çmimi i një malli bart informacion ekonomik të besueshëm vetëm në qoftë se ekonomia është e lirë. Vetëm në kushte të shkëmbimit të lirë buxhetet  e konsumatorëve individualë që ushqehen në procese epistemike, siç mund ta quajë dikush, distilojnë  në formën e çmimit zgjidhjen kolektive  të problemit të tyre të përbashkët ekonomik – problemin e të diturit se çfarë duhet prodhuar dhe çfarë të shkëmbejmë për të. Të gjitha përpjekjet për të ndërhyrë në këtë proces  duke kontrolluar qoftë ofertën ose çmimin e produktit do të çojë në humbjen e njohjes ekonomike. Sepse kjo njohje nuk është e përmbajtur në një plan por vetëm në  një aktivitet ekonomik  agjentësh të lirë, teksa ata prodhojnë, tregut dhe shkëmbimit të të mirave të tyre sipas ligjeve të kërkesës dhe ofertës. Ekonomia e planifikuar, e cila ofron një shpërndarje racionale të në vend të shpërndarjes së “rastësishme”  të tregut, shkatërron informacionin  mbi të cilin varet funksionimi i duhur i ekonomisë . kësisoj ajo minon bazën e saj të njohjes. Ky është një shembull  suprem i një projekti menduar si racional  ndërkohë që nuk është fare racional përderisa ai varet nga njohja që është e vlefshme  vetëm në kushtet që ajo shkatërron.  Një argument i dyanshëm është se njohja ekonomike, e llojit që gjendet tek çmimi, jeton në sistem, gjenerohet nga aktiviteti i lirë i zgjedhësve të panumërt racionalë dhe nuk mund të përkthehet në një bashkësi propozimesh ose të ushqehet si premisë në disa mekanizma problem zgjidhës. Austriakët qenë të parët që me shumë mundësi kuptuan  se aktiviteti ekonomik shfaq logjikën e veçantë të veprimit kolektiv  kur përgjigja e një personi ndryshon bazën e informacionit të një tjetre. Përtej kësaj shkenca e teorisë së lojës , e zhvilluar nga von Neumann dhe Morgenstern si një hap i parë drejt një shpjegimi të tregjeve,  e ndjekur sot si një degë e matematikës  me zbatime të gjera në çdo fushë të jetës politike dhe sociale. Teoria epistemike e Hayek-ut për tregun nuk pohon se tregu  është e vetmja formë e rendit spontan as se një treg ilirë  është i mjaftueshëm për të prodhuar koordinim ekonomik apo stabilitet social. Teoria pohon vetëm se mekanizmi i çmimit prodhon dhe përmban njohje që është e domosdoshme për koordinim ekonomik. Koordinimi mund të goditet nga ciklet e biznesit, dështimet e tregut jashtë, si dhe është në çdo rast i varur nga forma të tjera të rendit spontan për mbijetesën e tij afatgjatë. Joihn O’Neill duke mbrojtur një socializëm të zbehtë kundër avokatisë së Hayek-ut për ekonominë e lirë argumenton se mekanizmi i çmimit  nuk komunikon të gjithë informacionin e domosdoshëm për koordinim ekonomik dhe se në ndonjë rast informacioni nuk është i mjaftueshëm. Ka arsye të mira konservatore për të rënë dakord me vërejtjet e O’Neill: por ato janë arsye që edhe Hayek i pranon. Tregu mbahet nga forma të tjera  të rendit spontan, nga të cilat jo të gjitha duhen kuptuar si aparate epistemike, por disa prej tyre –traditat legale dhe morale për shembull – krijojnë atë lloj solidariteti që tregjet e shkatërrojnë. Tek Hayek është i qartë mendimi se shkëmbimi i lirë shkëmbimi im lirë dhe zakonet e qëndrueshme duhet të justifikohen saktësisht në të njëjtët terma. Që të dyja janë distilime të domosdoshme njohjeje socialisht të nevojshme, njëra që vepron në mënyrë të harmonizuar, dhe tjetra në mënyrë diakronike, me qëllim që të sjellë përvojat e shumë të tjerëve.

Previous Post

“13 shtëpi-burgje për tortura ndaj fëmijëve e nënave”

Next Post

Tokëmjalta: Një roman për dashurinë dhe hidhërimin

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Tokëmjalta: Një roman për dashurinë dhe hidhërimin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.