Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje një tjetër rast të abuzimit me fëmijët.
Bëhet fjalë për pamje ku një i mitur 3-vjeçar bëhet pre e dhunës fizike në një kopsht privat.
Incidenti ka ndodhur në një kopsht në Sauk. Videoja e siguruar nga kamerat e fshehta të “Stop” nxjerr në pah dhunën barbare edhe në institucionet private.
Prindërit paguajnë për të marrë mbrapsht trajtimin ç’njerëzor ndaj fëmijëve të tyre.
















