Tre persona po hetohen në gjendje të lirë dhe 1 i katërt u ndaluan nga policia e Tiranës pas qëlluan me armë zjarri në një lokal në zonën e Priskës.
I ndaluari është Ardi Ajdini 21 vjeç, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë Xh.Picalli 18 vjeç si dhe dy policët e burgjeve Hamza Agaçi 43 vjeç dhe Adrian Gjonaj 42 vjeç.
Policia thotë se në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja pistolete, çka do të thotë se është qëlluar 3 herë me armë. Policia e Tiranës nuk sqaron shkakun se për çfarë ndodhi ngjarja.
Ndërsa 21-vjeçari Ardi Ajdini është ndaluar pasi ka qëlluar me armë në ajër dhe në momentet e para tentoi t’i fshehte ngjarjen policisë, duke pretenduar se nuk kishte të shtëna me armë, por kanë qenë fishekzjarrë.















