Pas marrjes në pyetje të kandidates Hillary Clinton për Presidencialet e SHBA, drejtori i FBI ka dalë sot në një konferencë shtypi për të sqaruar hetimet rreth çështjes së emaileve.
James Comey tha se nuk ka vepër penale dhe hetimet ndaj Hillary Clinton do të mbyllen.
Kandidatja për Presidente të SHBA gjatë fundjavës së kaluar u mor në pyetje për 3 orë për informacionin e klasifikuar në postën e saj elektronike.
Kandidatja demokrate dhe Presidenti Obama do të bëjnë fushatë së bashku në Karolinën e Veriut.















