E.Lusha është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg, që u konvertua në 1 vit shërbim prove, pasi ka rrahur vjehrrën e saj.
Ngjarja ka ndodhur më datën 3 janar. Nusja ishte larë banesën dhe kur është afruar pranë vendit ku ishte ulur vjehrra e saj, D. Lusha, i kërkoi që të lëvizte, pasi pozicioni i saj e pengonte të pastronte.
Vjehrra i ka thënë nuses se nuk dëshironte të lëvizte nga vendi.
Kjo përgjigje me sa duket ka acaruar nusen, e cila më pas e ka rrahur vjehrrën e saj me bishtin e leckës.















