Policia e Kurbinit finalizoi operacionin antidrogë të koduar “Shemria 1”, ku u asgjësuan 7 parcela me 450 bimë kanabis sativa.
Bimët narkotike ishin kultivuar në vendin e quajtur “Tek gështenjat” në fshatin Shemri.
Kanabisi varionte nga 10-40 cm lartësi, të cilat u asgjësuan me djegie.
Policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.















