Një nënë 37-vjeçare po hetohet pasi ka braktisur tre fëmijët e saj pranë një qendre sociale.
Burimet zyrtare nga policia bëjnë me dije se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.P, vjeç 37, banuese në Tiranë.
Ajo dyshohet se më datë 24.07.2016, për arsye ekonomike ka braktisur 3 fëmijët e mitur duke i lënë nën kujdesin e një qendre. Ajo po hetohet për veprën “Braktisja e fëmijëve të mitur”.















