Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Varese, pasi është kapur me 50 gramë kokainë dhe para që vinin nga shpërndarja e lënëve narkotike, raportojnë sot mediat lokale.
Shqiptari 31-vjeçar me iniciale D.K. është vënë në pranga pasditen e së hënës nën akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim shitjen. Policia që kishte ngritur një postbllok në sheshin “Belforte”, gjeti lëndën narkotike të shqiptari që drejtonte automjetin. Në mjet ishte edhe një maroken.
Shqiptari u shfaq nervoz gjatë kontrollit, raportojnë mediat italiane, dhe brenda paketës së tij të cigareve u gjet edhe droga.
Vlera e drogës shkon deri në disa mijë euro.
Shqiptarit iu gjetën edhe 600 mijë euro me vete, që vinin nga shitja e drogës. Më pas, gjatë kontrollit në makinën tjetër të shqiptarit u gjet një tjetër sasi më e vogël kokaine. Shqiptari është transportuar në burgun e Vareses, ndërsa vijojnë hetimet për zbuluar zinxhirin e tregtimit të drogës.
/Syri.net/















