Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për një 56-vjeçar, i cili po hetohet në gjendje të lirë për mashtrim.
Mësohet se Mehmet L. ka mashtruar një 45-vjeçar duke i marrë shuma të mëdha parash.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2009, kur 56-vjeçari i mori qytetarit Shkëlqim A. duke e mashtruar 45 mijë Euro dhe 5 milionë Lekë të vjetra.















