Një skelet njeriu është gjetur në zonën e Tujanit në Tiranë nga një bari, i cili lajmëroi autoritetet.
Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë policia, e cila nisi hetimet për të verifikuar identitetin dhe prej sa kohësh viktima ka humbur jetën.
Bariu gjeti disa pjesë të skeletit, të cilat janë dëmtuar nga gurët.
Dyshimet paraprake janë se skeleti i përket një turisti të huaj që ka humbur përpara 4 vitesh në këtë zonë të kryeqytetit.
Njoftimi i Policisë së Tiranës
Më datë 05.06.2016, në shpatin e malit të fshatit Shkallë-Tuja, është gjetur një kufomë e skeletitizuar, dyshohet të jetë moshë e madhe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen rreth 3-4 vjet më parë.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.















