Dje në të gjithë vendin u zhvillua provimi i pare i Maturës Shtetërore 2016, ai i gjuhës së huaj. Në këtë provim morën pjesë 40392 maturantë, njoftoi MAS. Provimi u zhvillua nga ora 10.00 deri në orën 12.30.
Sipas procedures dhe në kuadër të trasparencës, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar po dje, pas përfundimit të provimit, në orën 14.30, testet dhe skemat e vlerësimit për këtë provim.
Bazuar në sa më sipër, Ministria e Arsimit dhe Sportit, sqaroi se të gjitha lajmet mbi daljen e skemave të vlerësimit para orarit të përfundimit të provimit janë thjesht keqinformim. Testet dhe skemat e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2016 janë ato që gjenden në adresën e internetit të dhënë më poshtë.
Sipas saj, faqja web e MAS-it dhe e AKP-së janë të vetmet burime zyrtare, të cilave mediet dhe të interesuarit mund t’iu drejtohen për informacione në lidhje me provimet e MSH-2016.
http://akp.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=166:provimi-i-detyruar-d3-teste-dhe-skema&catid=52&Itemid=323
















