Policia e Tiranës ka asgjesuar ditën e sotme 1000 rrënjë kanabis në fshatin Mner, ndërsa në pranga kanë përfunduar 5 persona.
Sipas policisë, bimët narkotike ishin kultivuar në 13 parcela në fshatin Mner.
Ndërkohë në pranga kanë përfunduar Fezjullah Kamberi, Fatmir Daci, Fatmir Mema.
Sipas bluve të kryeqytetit Fatmir Daci është kryeplak i fshatit Mner dhe financier i komunës Zall Bastar.
Në pranga kanë rënë Klodian Daci dhe Myslym Mema dhe sipas burimeve një nga të arrestuarit e tjerë është efektiv policie.















