Ndërkohë që ligji antiduhan ka hyrë në fuqi, dhe kontrollet nga inspektoriati kanë filluar, po zhvillohen edhe aktivitete për të sensibilizuar qytetarët.
Në aktivitetin sensibilizues “Shqipëria jo duhanit”, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se ky sensibilizim duhet shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij ka pasur edhe nga ata qe e kanë kundërshtuar këtë ligj.
“Këtë aktivitet duhet ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Shpesh herë themi se zbatimi i ligjit ngelet vetëm brenda për brenda unazës së vjetër të Tiranës. Suksesi do të jetë edhe sa kapilar do të arrijmë të jemi . Ne jemi të vendosuir t’i japim inspektoriatit të gjithë mbështetjen e nevosjshme që edhe ai te jetë pjesë e aktivitetit për ta bërballuar këtë sfidë. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm ti urojmë nismës suksese, normalisht që do të ketë edhe kundërshtime”, tha ministri Beqaj.















