Ditën e djeshme, ndeshja Shqipëri-Serbi, është transmetuar nga portali më i madh online i shqiptarëve, “The Albanian”.
Faqa e “The Albanian” në Facebook, ka komentuar hap pas hapi ndeshjen; ka postuar foto e video live që paraqisnin situatën para, gjatë dhe post ndeshjes; ka hedhur foto dhe video të mbështetësve Kuqezi, anë e mbarë botës.
Falë shpejtësisë, por edhe cilësisë së publikimeve, klikueshmëria e faqes ka arritur shifra rekord. Mbi 1,735,762 kanë qënë ndjekësit e postimeve në Facebook dhe mbi 126, 893 kanë qënë aktiv në portalin online, vetëm në pak orë.
Por, audienca i kaloi kufijtë shqipfolëse, pasi emri i faqes në gjuhën angleze, e bënë të lehtë për t’u identifikuar edhe nga të huajt. Të shumtë ishin mbështetësit e huaj që respektonin Shqipërinë në ngjarjen e ndodhur, por kishte dhe nga ata të cilët reaguan negativisht. Qytetarët serb (që më veprimet e tyre vetëm civilizim nuk treguan) individualisht, ose të organizuar tentuan të komentojnë me fjalë fyese dhe më pas nëpërmjet mënyrës “DoS attack” kërkuan të bllokojnë portalin online.
Fjala e lirë lejohet për çdo individ, por në momentin që cënohet liria e tjetrit dhe simbolet kombëtare atëherë nuk mund të tolerohet. Pavarsisht se faqa “The Albanian” kërkon që në publikimet e saj të paraqes asnjëanësi dhe vlera qytetare, nuk kemi sesi të mos reagojmë ndaj fyerjeve që iu bënë kombit tonë. Ashtu si dje dështoi përpjekja për të grisur flamurin,po ashtu edhe sot dështoi tentativa për të bllokuar vatrën më të madhe virtuale shqiptarë. Kushdo e ka betejën e humbur , nëse kërkon të përdhos vlerat që identifikojnë shqiptarinë. / g.a /thealbanian















