“Për më tepër, liria dhe pavarësia e Kosovës i ka dhënë fund luftërave të përgjakshme të shekullit të kaluar”, ka thënë Thaci për Express.
Por si gjithmonë sipas presidentit Thaçi, ka akter të ndryshëm të cilët nuk përshtatën dhe nuk e pranojnë paqen dhe bashkëpunimin për arsye të ndryshme.
“Fatkeqësisht, zëra të tillë të vetmuar që kanë humbur arsyen ka edhe në Kosovë. Prandaj konsideroj se pretendimet dhe thirrjet e tyre për luftë dhe konflikt aq sa janë qesharake, absurde, ato janë të rrezikshme dhe të papranueshme”.
Thaci ka ftuar qytetarët e Kosovës, që të mos ndikohen nga deklaratat e Kurtit.
“I ftoj qytetarët e Kosovës që mos të bien pre e deklaratave dhe thirrjeve të tilla luftë nxitëse. Kosova ka institucionet e veta shtetërore që së bashku me NATO-n kujdesen për lirinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.























