• Latest
  • Trending
  • All

Shkollat ende punojnë në tri ndërrime

21/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkollat ende punojnë në tri ndërrime

21/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Në nivelin e arsimit fillor, të mesëm të ulët, që përfshinë arsimin e obliguar 9-të vjeçar, në mbarë Kosovën, sipas të dhënave zyrtare, mësimin e ndjekin rreth 260 mijë nxënës, nga të cilët një numër i madh vetëm në Prishtinë, mbi 30 mijë.

Sipas shënimeve zyrtare Prishtina ka aktualisht mbi 220 mijë banorë, por jozyrtarisht thuhet se ajo ka 400 mijë, ndërkohë që vetëm brenda ditës në Prishtinë lëvizin mbi 500 mijë qytetarë.

Dendësia e popullsisë në zonat urbane, sipas njohësve të çështjeve demografike, krijoi probleme të mëdha në fusha të ndryshme. Ka pasur ngarkesa në komunikacion, shkollat janë mbingarkuar dhe në shumë aspekte tjera është pamundësuar zhvillimi modern i qytetit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Problemi themelor i dyndjes së qytetarëve drejt qyteteve ka krijuar mbingarkesën e shkollave dhe kjo problematikë është më e theksuar në shkollat fillore në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Në shumicën e shkollave procesi mësimor zhvillohet në dy ndërrime, megjithëse ka edhe shkolla në kryeqendër ku nxënësit vijojnë mësimin edhe në tre ndërrime.

Një prej tyre është shkolla fillore “Elena Gjika” dhe drejtori i saj, Osman Vitia, i tha Radios Evropa e Lirë se numri i nxënësve në këtë shkollë ka arritur mbi 1800 duke i ngarkuar paralelet me më shumë se 36 nxënës.

“Në kryeqytet është e vetmja shkollë që punon në tre ndërrime në një objekt që e ka e një moshë 90 vjeçare një objekt i stilit austro-hungarez që është në mbrojtje të UNESCO-s dhe kjo na ka bërë që në shkollë nuk kemi mundësi zgjerimi apo shtimit të ndonjë aneksi pasi që e kemi edhe hapësirën shumë të kufizuar dhe për momentin punojmë në tre ndërrime”, thekson Vitia.

Për shkak të ngarkesës së madhe dhe numrit të madh të nxënësve, shkolla është detyruar të mbajë mësimin në tre ndërrime dhe çdo orë mësimore është shkurtuar nga 45 në 40 minuta. Drejtori i shkollës thotë se “numri i madh i nxënësve nëpër paralele pamundëson zbatimin e metodologjisë së punës”.

“Shkollës i mungojnë kabinetet që mësimi teorik të zbatohet në praktikë. Për shkak të hapësirës kemi vetëm një kabinet të informatikës dhe sallën e sporteve në lëndët tjera mësimi zhvillohen sipas standardeve të vjetruara”,thekson Vitia.

Për mësimdhënësit numri i madh i nxënësve paraqet problem në mbajtjen e mësimit dhe menaxhimin e orës.

“Shihet se është numër i madh i nxënësve. Janë 35 nxënës në disa klasa numri është edhe më i madh. Ne po mundohemi që të mbajmë sa më mirë orën e mësimit. Në klasë çdo herë arsimtari duhet të jetë aktiv, duhet t’i shtyjmë nxënësit të bëjnëaktivitetet. Është vështirë menaxhimi i një klase më 35 nxënës e më shumë”, thotë Shpresa Maqastena.

Edhe për nxënësit mbingarkesa në klasa parqet një problem të madh.Pajazit Delijaj nxënës i klasës së nëntë , thotë se në shumë raste nuk arrijnë ta dëgjojnë arsimtarin duke shpjeguar.

“Nuk është aspak e lehtë të mbahet mësimi në një klasë ku numri i nxënëseve është shumë i madh. Por, ne mundohemi që të arrijmë që të mësojmë sa më mirë”, thotë ai.

Një draft dokument i komunës së Prishtinës tregon se nxënësit e shkollave publike në Kosovë kalojnë më pak se 20 orë në shkollë që është pak krahasuar me vendet e tjera evropiane, ku nxënësit i kalojnë deri në 40 orë duke mësuar në shkollë.

Kjo, gjendje sipas komunës së Prishtinës është e tillë ngaqë nuk ka mjaft hapësira shkollore për të gjithë nxënësit, sidomos nëpër zonat urbane, në mënyrë që të gjithë të qëndrojnë në shkollë gjatë tërë ditës.

Në këtë dokument thuhet se nxënësit e Kosovës kanë më pak mundësi të zhvillojnë aftësitë dhe dituritë e bashkëmoshatarëve të tyre në rajon e Bashkim Evropian.

Ardiana Islami, zyrtare e lartë e arsimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo mbingarkesë e nxënëseve dhe mbajtja e mësimit në dy ndërrime do të jetë e tillë edhe për shumë vite.

“Në përgjithësi jemi duke punuar në këtë drejtim për të eliminuar mbingarkesat që janë në shkolla. Po ashtu jemi duke u mundur edhe në përfshirjen e shkollave në mësim tërë ditorë, por përderisa nuk ndërtohen shkolla të reja gjendja do të jetë e tilla. Në disa shkolla ku ka mundësi do të ndërtojmë ndonjë ankesë, por për momentin jemi në këtë gjendje”, thotë Islami.

Ngarkesa në shkolla megjithatë është cilësuar, nga njohës të mirë të rrethanave të arsimit, në kundërshtim me të gjitha përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Udhëheqësi i Qendrës për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit,Halim Hyseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të ketë reforma që prodhojnë ndryshime pozitive nëse në paralele rritet numri i nxënësve dhe nëse në shkolla punohet në dy apo tre ndërrime.

“Puna në paralele më numër të madh të nxënëse dhe në shkolla në të cilat punohet në dy e tre ndërrime janë në kundërshtim të plotë me përpjekjet dhe kriteret për të arritur dhe transformuar shkollat dhe institucionet arsimore në shkolla të shekullit 21” , thekson Hyseni, duke shtuar se të gjitha këto ndikojnë tek cilësia në arsim dhe mospërgatitja e fëmijëve.

Në sistemin arsimor fillor, thotë Hyseni problemi më i madh është në atë semungojnë standardet e përcaktua të cilat garantojnë cilësi.

“Çdo numër i nxënëseve në paralele që është më shumë se 25 dëmton cilësinë e punës, sepse mësimdhënësi nuk mund të ofrojë informacione të mjaftueshme që nxënësit të mësojnë”, thotë Hyseni.

Për të diskutuar rreth çështjes së cilësisë së arsimit në shkolla, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar zyrtarë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, por me këta të fundit kontakti ka qenë i pamundur.

Në hulumtimet e bëra për çështjen e arsimit në Kosovë nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, ishte vlerësuar se cilësia e arsimit në Kosovë nuk ishte në nivelin e duhur sado që, vlerësohet, se autoritetet nuk kanë bërë ende një vlerësim të gjendjes së përgjithshme në arsimin e vendit.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Murtezaj: Njohja e Kosovës nga Greqia është më afër

Next Post

Thaçi: Thirrjet e Kurtit për luftë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Thaçi: Thirrjet e Kurtit për luftë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.