Më tej ai theksoi se, “Edhe unë kam protestuar dhe luftuar kundër regjimit të Millosheviqit dhe punës së tij apo veprimet e tij që i ka bërë në Kosovë”.
“Tash jemi në një rrethanë tjetër, jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Jemi në një situatë që duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin, të bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin dhe ky problem të zgjidhet përmes dialogut dhe përmes rrugëve institucionale dhe legale”, tha Thaçi duke shtuar se ” Ne nuk mund të dërgojmë dhe nuk guxojmë të dërgojmë mesazhe që njerëzit e Kosovës mund të lëvizin drejt Evropës duke rrënuar xhamia e kisha”, është shprehur Thaçi.






















