Komentet e presidentit amerikan vijnë disa orë pasi ushtria siriane deklaroi se armëpushimi ka përfunduar dhe pas sulmit mbi konvojet e OKB-së, të cilët po tentonin të dërgoni ndihma tek qytetarët e Alepos.
Siria dhe Rusia kanë mohuar se kanë sulmuar konvojet.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka insistuar se marrëveshja e armëpushimit mund të përtrihet.
“Marrëveshja e armëpushumit nuk ka vdekur”, tha Kerry, pas takimit që pati në Nju Jork me Grupin Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë.






















