Ish-kryeministri Berisha, pak çaste më parë është ndalur tek Rama dhe apelit për provimin e mjekëve. Qëndrimi kundër testimit i bluzave të bardha, ka bërë që vetë Rama të sqarojë shefat e shërbimeve, por Berisha i kthehet me ofeza. Ai e cilëson si një hakmarrje e të sëmurit psiqik.
“Hakmarrja e të sëmurit psiqik! Të dashur miq, në terësi marrëdhëniet mjek-të sëmurë janë marrëdhënie njerëzore, respekti, dhembshurie, mirënjohje të ndërsjellta.
Por rregulli ka gjithnjë përjashtimin, sidomos në rastet e problemeve të shëndetit mendor. Të sëmurët me psikoza afektive ndodh që armiqësohen për jetë e vdekje me mjekun, infermierët dhe kjo vetëm e vetëm se ata përpiqen me durim që ta çlirojnë nga delirët, iluzionet, halucinacionet e tij dhe nuk i’a pranojnë si të vërteta.
Kjo në terësi përbën dhe suksesin e mjekimit dhe psikoterapisë.
Por në raste të veçanta, kjo kthehet në një urrejtje dhe armiqësi për jetë a vdekje. Duket qartë se kjo gjë ka ndodhur me Edvin Kristaq Ramën, i mjekuar për 13 vjet rrjesht për psikozë afektive, pra bipolare, sipas kartelës klinike të botuar nga aktualisht këshilltari i tij më i ngushtë Imer (Mero) Baze.
Kështu që në këtë urrejtje patologjike për bluzat e bardha e ka bazën qëndrimi i tij ndaj tyre. Druaj se kjo urrejtje e shtynë atë t’iu paraqesi atyre në vend të mbajtjes të premtimit për shëndetësi falas apo në vend të zbatimit të ligjit për kualifikimin e tyre, të vendosi sistemin e spastrimit, fshesës politike për qëndrimet e tyre të drejta.
Unë mendoj se mjekët dhe infermierët e kanë jetik procesin e vlerësimit dhe kualifikimit. Në këtë aspekt, Shqipëria ka ligje madje të standarteve më të mira që detyron vlerësimin e mjekëve të të gjitha niveleve, përfshi shefat e klinikave, bazuar në sistemin e krediteve ose dhe të provimit çdo 5 vjet.
Ndërsa provimi i Ramës është unik në planet dhe ka në bazë urrejtjen patologjike të pashërueshme të të sëmurit për mjekët, vetëm e vetëm se janë përpjekur që ta çlirojnë atë nga deliret, iluzionet e tij psiqike.
Ju bëj thirrje mjekëve, infermierëve të mos pranojnë kurrë që të zëvendësojnë ligjin e Parlamentit për vlerësimin dhe kualifikimin e tyre me standartet hakmarrëse të bazuar në urrejtjen e një të semuri psiqik”.
















