Ministria Arsimit dhe Qendra shtetërore e provimit ne Maqedoni informojnë se nga data 26 deri më 30 janar do të zbatohet kontroll eksternnë arritjet e njohurive të nxënësve nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katër) në shkollat e mesme, në pajtim me oraret e publikuara në faqen “prasanjaeksterno.dic.edu.mk”.
Në faqen e theksuar të internetit është publikuar edhe një grup publik me gjithsej 50.400 pyetje në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, të cilat do të jenë pjesë e testeve për arsim gjimnazist dhe për arsim profesional për të gjitha profesionet, drejtimet dhe lëndët.
-Në këtë fazë me procesin e kontrollit ekstern të arritjeve të nxënësve do të përfshihen gjithsej 20.567 nxënës nga vitet e përfunduara (viti i tretë dhe i katër) në 98 shkolla të mesme si dhe 3.923 mësimdhënës për 2.622 lëndë. Rezultatet do të publikohen më 2 shkurt të vitit 2015, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
















