Lidhur me akuzën për “shpërdorim detyre” sa i takon lejeve të ndërtimit, IKMT kapaditur Bashën dhe Hoxhën. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka paditur në Prokurori kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashadhe drejtorin e Policisë së Bashkise së Tiranës, Florenc Hoxha.
Jo vetëm kaq, por IKMT kërkon pezullimin nga detyra të dy drejtuesve të lartë të Bashkisë. Sipas IKMT, ata kanë dhënë leje ndërtimi për një objekt shumë katësh në rrugën e Elbasanit, në kundërshtim me ligjet.
Në padinë e ngritur, IKMT bën me dije se leja për objektin bie ndesh me ligjin e në mungesë të një plani, pasi objekti nuk parashikon një distancë as 1 metër nga rruga. Po sipas padisë në fjalë, IKMT thekson se kryebashkiaku Basha dhe kreu i INUV, Hoxha, kanë shpërdoruar detyrën në bashkëpunim.
















