Marko Rinaldi, Kryebashkiaku i Komunës së Usitës, pronocoi sot në mëngjes për SKY TG24 se:
“Do të shëmbë kishat e dëmtuara nga tërmeti, për të liruar rrugët e qytetit në mënyrë që të mundësohen ndërhyrjet në brendësi të tij. Kam pasur takim me të shpërngulurit, ku kemi rreth 150 të tillë ku momentalisht janë strehuar në një kamping dhe rreth 50 të tjerë në spitalin e Porto San Elpidios”.
Gjithashtu situata duket dramatike edhe në komunën Kastelsantaxhelo. “Këtu po bie çdo gjë, edhe ajo që ka qëndruar në këmbë është shumë e rrezikshme për populaltën, vendi duket se është rrafshuar plotësisht nga goditja e fundit e mëngjesit të sotëm. Situata bëhet akoma edhe më e vështirë nga temperaturat e ulëta, që gjatë natës arrijnë deri në -2 gradë celsius”, tha kryetari i Komunës së Kastelanxhelos, Mauro Feluçi, shkruan La Repubblica.























