Veseli tha gjatë takimit me delegacionin austriak se Kosova ka bërë reforma dhe është duke vazhduar ato në fushën e ekonomisë, për ti hapur rrugë më të shpejtë zhvillimit dhe transformimit të ekonomisë e cila mundëson më shumë investime të huaja që ndikojnë ne punësim të qytetarëve.
Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ka shumë nevojë për përvojën austriake në gjitha fushat, për të ecur vendi më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik.
Kryeparlamentari Veseli ka iontensifikuar kohëve të fundit punën e Grupeve të miqësisë së deputetëve kosovarë me ata të Parlamenteve të huaja për të ndikuar më shumë në lobim por edhe në thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet e tjera.
























