Eshtrat janë hedhur në trotuar dhe tashmë kanë nisur që të mblidhen edhe qentë.
Por më shqetësuese nga ky veprim i papërgjegjshëm, është rrezikimi i shëndetit të qytetarëve nga mbetjet e kafshëve.
Se rreziku është evident pati paralajmëruar edhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, e cila pati deklaruar se ekziston mundësia e përhapjes së sëmundjeve apo shkaktimi i ndonjë sëmundjeje nga kontaminimi i tërthortë.
Hedhja e mbetjeve të kafshëve nëpër ambiente të hapura dhe deponi të pakontrolluara bëhet në mungesë të një fabrike për përpunimin e tyre.
Në ish-Jugosllavi kanë qenë dy kafileri (fabrikë për përpunimin, riciklimin e mbetjeve të produkteve me origjinë shtazore) të tilla në Kosovë, një në rajonin e Gjilanit dhe një në Fushë Kosovë, të cilat tashmë nuk janë funksionale.


























