Një konflikt mes dy kushërinjsh, për pak sa nuk ka përfunduar në vrasje, paraditen e sotme në zonën e ullishtës pranë Kombinatit.
Pas përplasjes me kushërinjtë e tij Xhevahir Xhepa, ka marrë armën dhe ka qëlluar drejt tyre.
Nga informacionet e para, bëhet me dije se forcat e komisariatit nr 6 kanë arrestuar Xhepën ndërsa kanë sekuestruar automatikun me të cilën mësohet se ka qëlluar në drejtim të një shtetasi tjetër.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i konfliktit është një pronë, që Xhepa ka së bashku me djemtë e xhaxhait të tij, I. Xhepa, S. Xhepa, Sh. Xhepa dhe B. Xhepa, të cilët janë shoqëruar në komisariat për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
















