Deputeti i PS-së, Sadri Abazi ka përplasur me makinën e tij një fëmijë 7 vjeçar në Shkozet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes numër 13, bën me dije policia lokale.
Deputeti po drejtonte një automjet të tipit “Range Rover”, në momentin kur ka përplasur fëmijën 7vjeçar.
Fëmija është dërguar në spital dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është dërguar në shtëpi, pasi nuk ka pasur dëmtime serioze. Nga hetimet e para, gjithnjë sipas policisë, deputeti nuk ka qenë me shpejtësi dhe ka qenë fëmija që i pa prerë rrugën.
















