Një vajzë e re ka denoncuar në policinë e Durrësit shantazhin që i bëhej nga një person.
E reja me inicialet S.F. është shprehur para uniformave blu se një person me inicialet F.H. e kërcënonte nëpërmjet rrjetit social “Facebook” se do t’i publikonte disa foto nudo nëse nuk i jepte një sasi parash.
Sipas vajzës, F.H. i ka kërkuar 1000 euro për të mos i publikuar fotot nudo të saj, të cilat ai i kishte në zotërim. Policia e qytetit bregdetar e ka shpallur në kërkim të riun dhe po punon për kapjen e tij.















