Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka kritikuar Maqedoninë për tensione etnike.
Stefan Shenah, raportues i komisionit ad- hoc të AP-së së Këshillit të Evropës dhe shef i delegacionit të këtij misioni tha se tensionet etnike janë akoma prezent nmë Maqedoni.
“Ne gjatë qëndrimit tonë në Shkup kemi bërë thirrje që të mos thellohet boshllëku midis bashkësive etnike. Por për fat të keq, boshllëku po zgjerohet. Ne bëmë thirrje që të mos ketë shprehje të urrejtjes. Por kjo ishte e pranishme”, ka deklaruar Shenah.
Për Asamblenë Parlamentare të KE-së është e pazakontë që një vend me vetëm 2.1 milionë banorë të ketë 1.8 milionë votues dhe ndaj ka kërkuar edhe shqyrtimin e listave të votuesve.