Ndonëse turizmi konsiderohet si një sektor me prioritet në ekonominë shqiptare, pikërisht tashmë kur sezoni ka nisur është menduar të realizohen punime në linjat e transmetimit të energjisë elektrike, punime që sjellin ndërprerje të energjisë me orë të tëra.
Deri në fund të muajit qershor, Vlora dhe gjithë fshatrat turistike do të jenë pa energji elektrike, pasi kompania e nënkontraktuar nga OSHEE për riparimin e linjës 35 kilovolt ka zgjedhur këtë periudhë për të kryer punimet.
Sipas OSHEE-së oraret e ndërprerjes së energjisë do të jenë të zgjatura.
Kjo rrit kostot për bizneset dhe sigurisht largon pushuesit.
/LAPSI.AL/
















