Ka nisur pasditen e sotme mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Mësohet se mbledhja është bërë me kërkesë të kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohet rreth procedurës së dërgimit në Kuvend të draftit për reformën në drejtësi.
Ende nuk dihet nëse ndryshimet kushtetuese do të diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe në Komisionin e Ligjeve apo quhen të ezauruara nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi.
















