Rasti i fundit ndonjë një natë më parë në fshatin Çegran të Gostivarit, ku një 33 vjeçar u plagos me armë zjarri, ndërsa më 3 gusht ndodhi një tjetër plagosje në fshatin Xhepin të Strugës
Gjashtë persona janë plagosur gjatë tre ditëve të fundit në dasma dhe gëzime të tjera familjare në Republikën e Maqedonisë. Agjencia e lajmeve INA shkruan se të gjitha rastet janë regjistruar në rajonin e Gostivarit dhe Strugës.
Rasti i fundit ndonjë një natë më parë në fshatin Çegran të Gostivarit, ku një 33 vjeçar u plagos me armë zjarri, ndërsa më 3 gusht ndodhi një tjetër plagosje në fshatin Xhepin të Strugës.
Gjithashtu dy plagosje janë rregjistruar një javë më parë në një dasmë në Kumanovë e viktima kanë qenë dy gra.
Ministria e Punëve të Brendshme i ka bërë apel qytetarëve të shmangin të shtënat e armëve në dasma e gëzime familjare.
Në shumë vendbanime rurale, rastet e të shtënave tolerohen nga komandantët lokal të policisë, ku për shkak të rrethanave tradicionale, policia heziton të ndërhyjë në raste të tilla familjare.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















