Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha e quajti mbylljen e disa universiteteve “një aferë të pastër korruptive dhe për qëllime klienteliste nga dyshja Rama-Meta”
Kryeministri Edi Rama reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tuiter (Tëitter) mbi deklaratat e Partisë Demokratike për heqjen e liçencave dhe pezullimin e aktivitetit për disa universitete. “PD kundër shkuljes së piramidave në arsim e s’ka si të jetë ndryshe: E shkuara vajton të shkuarën në emër të së shkuarës! Vaj medet për PD…”, shkruan Rama në postimin e tij.
Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha e quajti mbylljen e disa universiteteve “një aferë të pastër korruptive dhe për qëllime klienteliste nga dyshja Rama-Meta”. Ai bëri të qartë se Partia Demokratike nuk është kundër asnjë reforme, përfshi edhe asaj në sistemin arsimor, por shtoi se “projekti i Edi Ramës për të mbyllur filialet e universiteteve publike, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë transparencë ka shkaktuar një shok psikologjik dhe do u kushtojë shtrenjtë financiarisht qindra familjeve shqiptare”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














