Motivacioni i shkarkimit të Anila Musait dhe Guzim Gojkas është mosrealizimi i planit tre mujor të të ardhurave
Shkarkohen nga detyra drejtorët e Tatimeve të Elbasanit dhe Beratit, me motivacionin e mosrealizimit të planit tre mujor të të ardhurave.
Ndonëse lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtoresha e Tatimeve të Elbasanit, Anila Musai, në një prononcim për televizionin News24 deklaroi se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare për shkarkimin nga detyra.
Ndryshe nga kolegia në Elbasan, nuk ka ende asnjë reagim nga kreu i tatimeve të Beratit, Guzim Gojka.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















