• Latest
  • Trending
  • All

A do të shkojë PD në zgjedhje me Ramën kryeministër?

10/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 24 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

A do të shkojë PD në zgjedhje me Ramën kryeministër?

10/05/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Grupi Parlamentar i PD debatoi për reformën në drejtësi. Por paralelisht deputetët ngritën shqetësimin për reformën zgjedhore. Lulzim Basha e deklaroi hapur pas mbledhjes se reforma në ligjin zgjedhor është kusht edhe për “drejtësinë”. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe gjithçka që ka të bëjë me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë prioritet i prioriteteve”, u shpreh ai.

Ish –kryeministri Sali Berisha ishte kategorik në mbledhjen e grupit: “Nuk ka zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën”, u tha ai deputetëve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Astrit Patozi, që u përball me një presion të egër në zgjedhjet e fundit vendore në bashkinë e Vorës, ku mazhoranca garonte me një kandidat të LSI, e quajti reformën zgjedhore si çështje thelbësore për të ardhmen e PD. “Nëse do të shkojmë në zgjedhjet e vitit 2017 në të njëjtën mënyrë si dy zgjedhjet e fundit, atëherë do të asgjësohemi. Në krye të kupolës është një grup që vetëm është mësuar me vjedhjen e votës, i cili do të shumëfishojë mandate nëse nuk ndërhyhet me një reformë zgjedhore”, u shpreh ai.

Nga diskutimet me dyer të mbyllura deri tek deklaratat publike, shqetësimi i PD është i qartë. Lulzim Basha mendon se veç reformës elektorale, për të garantuar zgjedhjet Edi Rama nuk duhet të jetë në qeveri. Ai vazhdon t’i mëshojë idesë për një qeveri teknike. “Partia Demokratike dhe unë e kemi bërë të qartë prej fillimi, pa një reformë zgjedhore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme asgjë tjetër nuk do të funksionojë normalisht në këtë vend. Natyrisht parametri i parametrave mbetet një qeveri teknike sepse Edi Rama tashmë është faktuar botërisht një person jo në gjendje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të  ndershme”, deklaroi pas mbledhjes.

PD do t’i kërkojë komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore të implementojë elementë për të patur siguri se vota nuk do të vidhet, siç ndodhi në zgjedhjet e pjesshme në Korçë.

“Së shpejti do të finalizojmë qëndrimin tonë për procesin zgjedhor bashkë me aleatët tanë dhe pres që brenda kësaj jave apo fillimi i javës së ardhshme Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, mazhoranca të ketë të parashtruar në mënyrë profesionale standardin europian  të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, votimin biometrik, numërimin elektronik dhe të gjithë aspektet e tjera që kanë të bëjnë me shkurtimin e duarve të korrupsionit dhe krimit nga vota e shqiptarit”, thotë Basha.

Pas dekriminalizimit dhe futjes së reformës në drejtësi në hullitë e balancës së ndarjes së pushteteve, me “çmontimin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama”, siç thotë nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi, PD ka shpallur një tjetër betejë: atë të garantimit të votës së shqiptarëve.

A është ky një tjetër “pretekst” për të mos e votuar reformën në drejtësi, siç thotë PS dhe kryeministri Rama sa herë PD kërkon garanci për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo të ligjit për Dekriminalizimin? Apo është frikë reale se me Edi Ramën dhe Ilir Metën të bërë bashkë, vota e shqiptarëve nuk do të jetë e lirë për të zgjedhur alternativën më të mirë?

Çfarëdo që të qëndrojë pas këtij shqetësimi të PD, që bazohet në precedentë të ngjashëm me zgjedhjet në Korçë apo zgjedhjet e vitit 2013 në zona të nxehta, si Lezha, ku pati edhe përplasje fizike të kandidatëve dhe një vrasje të lidhur me procesin zgjedhor, opozita e ka të artikuluar qartë qëndrimin e saj: Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa heqja e duarve të Edi Ramës dhe Ilir Metës nga komandimi i votës së shqiptarëve.

“Ua kam thënë dhjetëra herë këtu dhe në të tjera forume, dhe si të tilla (zgjedhjet e lira e të ndershme) janë dhe mbeten kusht absolut i Partisë Demokratike dhe i opozitës për gjithçka tjetër në këtë vend”, deklaron Lulzim Basha.

Post Views: 41
Tags: edi rama
Previous Post

Prokuroria sekuestron llogarinë me 600 mijë euro të djalit 9-vjeçar të Taçit

Next Post

Biznesmeni nga Lushnja, dëshmi kundër Emiljano Shullazit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Biznesmeni nga Lushnja, dëshmi kundër Emiljano Shullazit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.