Kallëzimi i një biznesmeni duralumini nga Lushnja është bërë shkak që Gjykatat e Apelit për Krimet e Rënda të vendosë mbajtjen në burg të Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit. Më 25 janar 2016 në biznesin e tij shpërtheu një sasi eksplozivi. Biznesmeni është Adriatik Kërçuku, shkruan Shqiptarja.com. Sipas saj Kërçuku rezulton të ketë depozituar një dëshmi në komisaritin e Lushnjës dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ku tregonte se në muajin Janar 2016 është telefonuar nga një numër i panjohur duke i kërkuar takim, por ai i është përgjigjur se s’mund të takoheshin pasi atë ditë ndodhej në Durrës. Sipas dëshmisë së biznesmenit të aluminit, telefonata e panjohur është kryer pas vizitës që katër djem të panjohur kanë kryer në biznesin e tij në autostradë, afër Lushnjës. Më tej është zbuluar se bëhej fjalë për Emiljano Shullazin. Në dëshminë e tij biznesmeni Kërçuku, thotë se tek njësia e shërbimti kanë shkuar 4 vetë me një BMë të zezë, me targa të identifikuara dhe janë prezantuar tek punëtori i tij Mili Dervishi, duke i kërkuar takim me pronarin. Ai ka sqaruar se njëri prej tyre i është prezantuar si Emiljano Shullazi. Këtë ia ka rrëfyer punëtori i tij, ndërsa vetë biznesmeni thotë se nuk e ka takuar ndonjëherë Shullazin. Telefonata ku i kërkohej takim i ka ardhur pas kësaj “vizite”. Ai e ka refuzuar dhe pak ditë më pas, më 25 janar të këtij viti një sasi tritoli shpërtheu brenda oborrit të biznesit të tij. Policia është vënë në ndjekje të veprimeve të Shullazit pas denoncimit. Por ditën e shpërthimit ai ka rezultuar se nuk ndodhej në Shqipëri. Më 23 janar ai ishte larguar në Itali, nëpërmjet portit të Durrësit. Ai është kthyer 3 ditë pas shpërthimit, më 28 janar 2016, po nga Durrësi. Sipas shqiptarja.com, policia ka ballafaquar edhe punonjësin Mili Dervishi me fotot e Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit, por ai nuk ka mundur t’i identifikojë. Ka thënë se nuk i mbante mend personat që i kishin kërkuar të takonin pronarin e kompanisë ku punonte. Të njëjtën gjë pohuan në polici e më pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe akademikët Koni e Kule. Edhe ata thanë se nuk e mbanin mend se kush i kishte kërcënuar. Prokuroria ka në dorë edhe kallëzimin e një gruaje, e cila pretendon se Shullazi i ka marrë një pronë në Tiranë dhe e ka regjistruar në emrin e Gilmando Danit. Avokati i Shullazit e ka mohuar këtë version.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














