Vetëm një udhëtar që ka marrë lëndime më të rënda trupore është ndaluar për trajtim të spitalin e Nishit. Të gjithë të tjerët janë liruar në shtëpi, pas kontrollit të Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Udhëtarët e lënduar në aksidentin që ka ndodhur në sot (e shtunë) në mëngjes, në Rudar të Serbisë, janë kthyer në Kosovë.
Vetëm njëri prej tyre është ndaluar për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Nishit, në Serbi, pasi ka qenë e domosdoshme ndërhyrja kirurgjike.
Mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, Muhamet Hoti, i cili kishte dalë për t’i pritur të aksidentuarit në vendkalimin kufitar në Merdar, ka thënë për Kosovapess se të gjithë të lënduarit janë liruar në shtëpi pasi janë kontrolluar në këtë qendër mjekësore.
Sipas Hotit, shumica e udhëtarëve kanë pësuar lëndime të lehta, kryesisht ndrydhje në pjesë të ndryshme të trupit dhe të gjymtyrëve. (r.m.)















