Organizatat dhe partia qe mbeshtet minoritetin grek ne vendin tone kane organizuar sot nje takim ne Himare per ndarjen territoriale. Kreu i “OMONIA” Vasil Bollano dhe kreu i PBDNJ-seVangjel Dule diskutuan lidhur me çështjen e reformës territoriale.
Bollano ka theksuar se OMONIA mbështet variantin e për ndarjen territoriale. Ndërsa Dule theksoi se PBDNJ mbështet reformën në qoftë se kjo e fundit është me perspektivë. Ai theksoi se problem kryesor mbetet Himara. “Ditët e fundit kanë lindur shumë probleme me reformën. Problemi ynë kryesor ka qenë Himara. Falënderoj përfaqësuesen e OSBE. Ky takim është ndër më të sinqertit dhe më të hapurit. Mesazhet e takimit të parë u deformuan nga media. PBDNJ mbështet reformën, të jetë me perspektive. Reforma duhet t’i përgjigjet sfidave të integrimit”- ka deklaruar Dule.
Ndersa Dule tha se respektimi i të drejtave të minoriteteve është një nga parimet e Bashkimit Evropian, dhe se PBDNJ kërkon që reforma të ketë në thelb respektimin e minoriteteve. “ Vranishti me Himarën bashkë nuk i shërben asnjërës. Në Himarë ka minoritet dhe duhet respektuar”- deklaroi Dule. Ai theksoi se propozimi i PBDNJ-së dhe OMONIA-s ishte që ose Himara të qëndronte bashki më vete ose të bashkohej me Lukovën, por jo me Vranishtin. “Pse në Himarë kërkohet të mos respektohet himarjoti dhe Himara. Me të drejtë u shprehët se nuk është qëllimi i vetëm elektoral pas qëllimit elektoral fshihen qëllime të tjera, sepse aty është pushteti buron gjithçka.
Politikat në lidhje me pronat dhe turizmit. Ndaj e cilësova të mbrapshtë propozimin e ndarjes territoriale për Himarën. Kundërshtoj ata që thonë se Himara i kundërvihet Vranishtit. Respekti është maksimal, por nuk na bashkon asnjë gjë që të jemi në një njësi administrative. Kemi një tentativë që bie ndesh me çdo arsye nga cilido burim ardhtë ajo kushtetues, historik, social. Një nga variantet që propozoi PBDNJ dhe OMONIA, Himara bashki më vete, ose Himara me Lukovën dhe ai më dashakeqi është bashkimi i Himarës me Vranishtin.
Nuk është çështje votash është çështje thelbi demokratik, është çështje respektimi të të drejtave të minoriteteve. Ministri përgjegjës e ka për detyrë ti rikthehet Himarës dhe ti dëgjojë himarjotët dhe ti përcjellë mendimet e tyre siç janë”- theksoi kreu i PBDNJ-së.
Më tej ai kërkoi që deri në momentin që reforma të shkojë në Kuvendit të gjitha palët të ushtrojnë influencën e tyre. “Duhet të gjithë të jemi të vendosur. Dëgjova tone optimiste dhe pesimiste. Duhet deri në momentin që do vijë kjo iniciative ligjvënëse të ushtrojmë influencën tonë. Janë interesat e vendit që na bëjnë bashkë. Jam dakord që ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës që të ketë edhe opozitën. Na duhen zgjidhje të qëndrueshme me vizion. Çdo zgjidhje të jetë e maturuar. Nuk është koha ajo që duhet të përcaktojë kur duhet të bëhet reforma. Duhet të jetë maturimi i kushteve që duhet të na çojë në reformë”- u shpreh Dule.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















