• Latest
  • Trending
  • All

Taulant Dedja: Kosova e lirë dhe 24 Marsi 1999 në kujtesën time

24/03/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

31/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 November, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Taulant Dedja: Kosova e lirë dhe 24 Marsi 1999 në kujtesën time

24/03/2019
in Histori, Kosova, Opinion

Në fund të viteve ‘90-të, ngjarje të vrullshme përmbysën një realitet të zymtë për shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe prodhuan zgjidhje deri atëherë të paimagjinuara më parë. Asokohe, alternativa e vetme e vendimmarrësve politikë serbë dhe e një regjimi në grahmat e fundit ishte t’ua bënte jetën të padurueshme shqiptarëve të Kosovës deri në atë pikë sa ata të largoheshin vetë nga toka e tyre. Nëse kjo nuk do të ndodhte, regjimi do ta realizonte reformën e serbizimit përmes një pastrimi etnik me një fushatë dhune shtetërore. Dhe kjo ishte fare e thjeshtë për ta sepse mundej të gjendej një “arsye” për të nisur luftën me shqiptarët e Kosovës.

Deri në momentet kur përpjekjet paqësore të Ibrahim Rugovës rezultojnë të pafrytshme, përplasja erdhi duke u intensifikuar gjithnjë e më tepër. Për rrjedhojë logjike, në pranverën e vitit 1998 shpërtheu konflikti i parashikuar serbo-shqiptar. Qytete e fshatra të plaçkitura apo të shkatërruara. Civilë të vrarë. Gra e fëmijë të përdhunuar e masakruar. Mijëra të tjerë kthyer në refugjatë, në një marshim epik morën drejtimin për nga shteti amë, Shqipëria.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Tropoja (Bajram-Curri), ku u strehuan fillimisht rreth 30 000 refugjatë, u kthye në qendër të vëmendjes së diplomacisë europiane, por jo vetëm. Aty mbërritën që nga Ministri i Jashtëm i RFGJ, Hans Klaus Kinkel, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hikmet Çetin, Kreu i Komisionit të Mbrojtjes së Parlamentit të Zvicrës, Muhlemann, e deri oficerë të shërbimeve të NATO-s, për njohjen nga afër të asaj që po ndodhte e për përgatitjen e asaj që do ndodhte më pas… Asokohe isha aty me detyrë si i dërguar nga Qeveria “Nano”.

Pak nga pak, rezistenca e fuqishme e kosovarëve të keqarmatosur përballë ushtrisë të pajisur mirë të serbëve, u kthye në një lëvizje të organizuar nga UÇK, e cila udhëhoqi rezistencen shqiptare. Ky konflikt duhej zgjidhur. Kësisoj, shqiptarët ia arritën të zgjonin dhe të venë në pikëpyetje të gjitha politikat e status quo-të e ndërkombëtarëve, të cilat deri në atë moment veç kishin shtuar shkaqet e urrejtjeve dy palëshe.

Në një situatë të tillë, nga zjarri i rezistencës për liri e me mbeshtetjen e fuqishme të SHBA, partnerëve të saj dhe NATO-s, u shtrua rruga drejt krijimit të shtetit më të ri të Europës. Në këtë rrugë, data 24 Mars 1999, mbetet emblematike.

Pikërisht atë ditë nisën bombardimet e forcave aleate ndërkombëtare mbi Serbinë, në emër të mbrojtjes së të drejtavë të njeriut, të mbrojtjes së të drejtave të një populli që po masakrohej për të disatën herë.

Ndodhi që atë ditë të gjendesha në Parlamentin Hollandez në krye të një grupi politikanësh dhe ekspertësh për këmbim përvojash në mbështetje të reformës së decentralizimit të nisur nga qeveria shqiptare. Ishim nisur nga Tirana pikërisht ditën që në Rinas ndaloi edhe delegacioni i Rambouille-së që kthehej pas përfundimit të bisedimeve në Francë. Aty nuk mungoi dhe një përqafim e shtrëngim duarsh me shumë prej personazheve, grup të cilin kish dalë ta takonte edhe Presidenti Meidani e Ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Mbaj mend dhe faktin që i ndjeri Presidenti Rugova nuk doli nga avioni …

Ditën e 24 Marsit 1999, me mua në Hagë ndodhej edhe Bamir Topi, përfaqësues i opozitës në Grupin e ekspertëve për decentralizimin sëbashku me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Engjëll Dakli, por edhe eksperti Artan Hoxha, nga Instituti i Studimeve Bashkëkohore e disa kolegë të tjerë. Një grup, të cilin përsëri fati e pat sjellë ta drejtoja unë, në cilësinë e Zv. Ministrit për Pushtetin Lokal të Qeverisë “Majko 1”.

Pikërisht në ambientet e Parlamentit Hollandez mësuam për nisjen e sulmit ajror, që do të zgjaste plot 78 ditë. Madje mësuam edhe faktin që piloti i parë që kish nisur atakun ishte nga Forcat Ajrore të ushtrisë hollandeze. Emocionet ishin të mëdha, i kujtoj si tani. Nuk flisnim më për asgjë tjetër … Nuk munguan as telefonat me Tiranën, as kontaktet me Ambasadën. 

Në konsultim më eprorët, mikpritësit dhe kolegët e grupit, mora menjëherë vendimin për ndërprerjen e vizitës dhe kthimin në atdhe në kushtet e një situate të jashtëzakonshme. Ministria ku unë punoja ishte direkt përgjegjëse për menaxhimin e situatës në terren ndërkohë që drejt Shqipërisë kishte nisur fluksi i dytë i refugjatëvë që do të kapte më pas shifrën e  mbi 600 000 njerëzve. Në se krahasojmë raportet numerike, është njëlloj sikur në Kanada të zbarkojnë brenda dy javëve 6 milionë refugjatë.

Gjithçka u zgjidh shpejt me një ndryshim të vogël në kthim. Nuk do mund të zbrisnim në Rinas, sepse aeroporti ishte mbyllur për shkak të situatës. U nisëm nga Amsterdami drejt Zyrihut. Nga Zyrihu drejt Selanikut. Befas, teksa fluturonim mbi Itali, avioni bën një devijim të papritur e na njoftojnë se do të zbresim në Vjenë për t’u furnizuar me karburant. Kuptohej, nuk u dha shkaku i vërtetë. Me sa duket, avioni kish marrë urdhër të devijonte trajektoren për shkak të situatës së bombardimeve mbi Serbi dhe levizjeve të shumta të avionëve luftarakë.

Fluturuam më pas mbi Rumani, Bullgari e Turqi për të zbritur gati ndaj të gdhirë në Selanik. Gjithshka u rrokullis shpejt pas atyre dy netëve fare pa gjumë. Fluturimthi me taksi drejt Kapshticës ku më priste shoferi i dikasterit. Më pas drejt e në zyrën time për të marrë dosjen “Kosova” e për të shkuar me një frymë në Kryeministri. Aty asgjë nuk ngjante më me një seli qeverie ku mbizotëron solemniteti dhe qetësia. Të gjithë ishin aty, përvec Ilirit (Metës) i cili siç mësova ishte nisur drejt Kukësit sëbashku me Vladimir Shehun. Zyra e Zv. Kryeministrit Meta ishte shndërruar në një “mini qendër emergjence” ku hynin e dilnin shumë njerëz … shqiptarë e të huaj.  

Aty ishte Pandeli Majko, kryeministri 30-vjeçar mbi supet e të cilit binte e gjithë përgjegjësia në ato momente dramatike të papërsëritshme. Ishte Ndre Legisi, Ermelinda Meksi, Kastriot Islami, Ylli Bufi, Arben Demeti e Genc Likskëndaj. Të më ndjejnë ata që nuk po i rendis me emra në këtë moment. Ishte dhe Ambasadori i OSBE, Dan Everts, diplomat i shkëlqyer hollandez me aq kontribute për shqiptarët.   

Vazhdimi njihet nga të gjithë … Ajo që më mbetet të them sot është që kurrë nuk do ta harroj atë Mars 1999, kohë që çeli rrugën përfundimisht për çlirimin e Kosovës martire. Ajo që nuk mund të le pa përmendur është ndihma e madhe që populli i Republikës së Shqipërisë i dha Qeverisë duke hapur dyert për vëllëzërit nga Kosova. Nuk mund të harroj as angazhimin e të gjithë të zgjedhurve lokalë, nga Veriu në Jug. Falë këtij solidariteti të jashtëzakonshëm që u ngrit mbi çdo lloj bindjeje politike ne ja dolëm!

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata me të cilët në atë periudhë të papërsëritshme kam ndarë momente gjithashtu të papërsëritshme.

Post Views: 75
Tags: kosovanato
Previous Post

Bledar Meti Udhëtimi im

Next Post

Harta/ Shqiptarët, populli më i ‘paditur’ në gjuhën angleze

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Harta/ Shqiptarët, populli më i ‘paditur’ në gjuhën angleze

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.