Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.
“Rama shnderron takimin bilateral ne trilateral?!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.
“Te dashur miq, takimin e thirrur si bilateral “PD – PS”, Edi Rama e ktheu ne takim trilateral duke shkelur rende protokollin e takimeve te kesaj natyre. Cili eshte shkaku i ketij ndryshimi? Mundet qe Meta i ka nxjerre Rames kartonin e kuq per koalicionin, mundet qe Rama beri kete se do te ndaje me Meten bllokimin e reformes ose Meta e ka detyruar te ndaje me te suksesin!?
Sidoqofte kjo tregon se Rama shkoi ne takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka perpara dy bashkekryetare te aleances te vellezerve armiq, te pasigurte me njeri tjetrin por te pasigurte me veten e tyre!
Le te urojme te dashur miq nje marreveshje te ndershme ne interesin me te mire te shqiptareve!”,shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.















