Një shqiptar është dënuar nga drejtësia italiane pasi u kap me kokainë vitin e shkuar, shkruajnë sot mediat italiane.
Shqiptari me iniciale L.F., lindur në vitin 1996, u dënua me 8 muaj, konvertuar në shërbim prove.
L.F., lindur në vitin 1996, u arrestua në flagrancë më 1 qershor 2015, pasi u kap me 46 gram kokainë.
Pasi ju zbulua lënda narkotike, policia ushtroi kontrolle edhe në banesën e tij, ku u gjetën tre pako me kokainë.
Hetimet zbuluan se L.F. shpërndante lëndë narkotike. Pasi u arrestua, mbi shqiptarin u vendos masa e sigurisë arrest në shtëpi.
















