Gjatë një aktiviteti të mbajtur për strategjinë e luftës kundër trafikimit të personave, ministriTahiri tha se lënia e fëmijëve në vendet e BE nga ana e prindërve, për t’iu siguruar një jetë më të mirë është vepër penale. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha se lënia e fëmijëve në vendet e BE për azil është një vepër penale dhe prindërit e tyre do të përballen me ligjin.
“Nuk mund të ketë azil me mënyra të falsifikuara dhe të pavërteta. Nga të dhënat zyrtare vihet re se janë shtuar kërkesat për azil në vendet e BE dhe është ulur pranimi i tyre. Kjo pasi në thelb, problemet janë ekonomike”, tha ai.
















