• Latest
  • Trending
  • All

Tahiri Lazaratasve: Dorëzohuni, s’ka Zot në tokë që t’u dalë për Zot!

11/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 18 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Tahiri Lazaratasve: Dorëzohuni, s’ka Zot në tokë që t’u dalë për Zot!

11/05/2016
in Lajme

Ministria e Brendshme i bëri thirrje banorëve të Lazaratit që të distancohen nga elementët kriminalë që po shkëmbejnë goditje me armë zjarri me policinë

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i bëri thirrje sulmuesve me armë të policisë në Lazarat që të dorëzohen sepse ligji nuk do të bëjë dallime.

Ministri foli foli pasi policia hyri në Lazarat në kuadër të operacionit për shkatërrimin e bimëve narkotike.

Ai përdori arsyetimin e forcës së ligjit për t’u bërë thirrje kujtdo që siç tha “tani në këto momente kanë marrë armët kundër policisë në Lazarat”:

Zoti Tahiri tha se forcat policore në Lazarat kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve:

“Ju bëj thirrje medias, shoqërisë civuile, publikut në tërësi, që të kuptojë se lufta kundër krimit këkron kohën e vet. Kërkon edhe sakrifica! Por, ne jemi të vendosur të ecim në rrugën tonë, në rrugën e drejtësisë, në rrugën e sundimit të ligjit”!

Ministri theksoi se bashkë me zyrtarët policorë, Drejtorin e Përgjithshëm, Artan Didi, janë në “mbështetje të plotë punonjësve të policisë që po zhvillojnë operacionin në Lazarat”.

Ministria e Brendshme i bëri thirrje banorëve të Lazaratit që të distancohen nga elementët kriminalë që po shkëmbejnë goditje me armë zjarri me policinë.

Për arsye sigurie, autoritetet policorë u kërkojnë banorëve të Lazaratit që të shmangin daljen nga banesat si dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të shmangin plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar.

“Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor. Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo kohë, të gjithë qytetarëve që do të kenë nevojë”-thuhet në njoftim.

Policia thotë se personat që janë në një listë me 27 emra si të dyshuar se kanë goditur me armë, përfashi mitarlozë të rëndë e të lehtë, automatik dhe mortaja, që thonë se “nuk nuk kanë lidhje me ngjarjen, të drejtohen në Komisariatin me të afërt për të dhënë dëshmitë dhe sqarimet e tyre”.

Sipas të njejtit njoftim, Policia e Shtetit thotë se në të gjithë vepimet ka qenë në krah të banorëve të Lazaratit, duke i ndarë ata nga pjesa e inkriminuar.

Por, autoritetet policorë shprehin pakënaqësi ndaj të zgjedhurve vendorë sepse siç thuhet në njoftim “nuk bindën sulmuesit, por u dhanë mundësi të largohen”.

Më herët, 500 trupa policore dhe speciale dhe tri mjete të blinduar morën nën kontroll fshatin Lazarat të Gjirokastrës në jug të Shqipërisë në kuadër të operacionit për shkatërrimin e territoreve të mbjellë me bimën narkotike kanabis sativa.

Një banor i Lazaratit u plagos dhe plumbat thyen xhamat e një shitoreje në fshatin fqinj Dervician pas sulmit kundër policisë.

Trupat mbëritën në objektet e shtetasit Gate Mahmutaj i dënuar më parë dhe i amnistuar, prej nga u qëllua me mitralozë të rëndë e të lehtë, automatikë dhe mortaja qysh nga mbrëmja e së dielës kur nisi operacioni.

Gjendja është e tensionuar në Lazarat. Policia paraqiti një listë me 27 persona që e sulmuan.

Të paktën 7 persona thonë se nuk kanë sulmuar policinë dhe se kanë qenë në shtëpi.

DEKLARATA E MINISTRIT SAJMIR TAHIRI

“Jam këtu për të falenderuar punonjësit e policisë, repartin RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, specialistët dhe drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për shkatërrimin e një rrjeti mafioz të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe drogave të forta.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Rezultate të njëpasnjëshme janë dëshmia më e qartë e vullnetit tonë, të Kryeministrit dhe qeverisë për të lluftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe çdo lloj trafiku.

Në këto 8 muaj, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, qeveria dhe institucionet, kanë bërë atë që deri në 23 qershor as imagjinohej. Po luftojmë mafien dhe krimin, që në këto 23 vjet, është rritur e pasuruar në kurriz të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Përballë rezultateve të Policisë së Shtetit, presim të gjithë që më e pakta politika të heshti dhe të lërë ligjin të flas.

Por atëherë kur politika bëhet palë me krimin dhe mafien, unë personalisht, ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, maxhoranca si një e tërë, qeveria dhe kryeministri, do bëjmë gjithcka për ti vënë përball ligjit. Politika të bëhet palë me qytetarët, jo me krimin. Të mbështesë policinë e shtetit, jo të inkurajojë mafiozët.

Vetëm kështu do bëjmë këtë vend vendin e shqiptarëve të barabartë para ligjit, jo vendin e bandave. Po luftojmë kundëër kriminelëve që duhet të ishin pas hekurave të burgut, por që sot nuk janë sepse gjyqtarët të korruptuar, po aq kriminel sa kriminelët, kanë lënë të lirë përfaqësuesit e krimit. Ata që dyshohen e sot janë në arrati për këto që shihni këtu, edhe pse me një dënim të rëndë nga drejtësia e një vendi fqinj, bënin këtë aktivitet kriminal pse ca gjyqtar kriminel nuk vendosën që të rrinin në burg, por arrest shtëpie dhe ja ku e keni produktin.

Po sa janë rastet kur kriminelë të të gjitha rracave lihen të lirë, me motive që mund ti kuptojnë vetëm gjyqtarët, por jo qytetarët. Gjyqtarë që lirojnë kriminelë dhe bëjnë padrejtësi për qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Ne jemi të vendosur të luftojmë krimin e organizuar, duke quajtur si të tillë, cilindo gjyqtar që guxon të bëhet palë me kriminelët duke i nxjerrë nga burgu.Jemi të vendosur të arrijmë rezultate si ky gjithmonë e më shumë, pa asnjë kompromis. Ne nuk do ndalemi. Drejtësia ka një çmim.

Dhe secili do paguajë kusuret e veta, të kaluara, të tashme por dhe të ardhme. Në këto momente që flasim, një aksion i shkallës së gjërë po zhvillohet kundër disa kriminelëve në Lazarat.

I bëj thirrje banorëve të Lazaratit të distancohen nga kriminelët. Kolegët e punonjësve të policisë që janë këtu me ne, ata që janë në lazarat, kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. I bëj thirrje medias, shoqërisë civile, publikut në tërësi, të kuptojë se lufta kundër krimit kërkon kohën e vet.

Kërkon dhe sakrifica. Por ne jemi të vendosur të ecim në rrogën tonë, rrugën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. I bëj dhe një thirrje atyre që tani në këto momente kanë marr armët kundër policisë në Lazarat.

I keni bërë llogarit shumë gabim, dhe mos mendoni kurrë se ka zot në tokë t’iu dali për zot në rasat se kundështoni forcën e ligjit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëj detyrën. Në të kundërt, forca e ligjit do të veprojë si asnjë herë tjetër”.

Post Views: 108
Tags: armatimeArtan Dididrug traffickinggodlazaratasLushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,Ministria e BrendshmeMinistry of Interiorparcela me hashashplots hashishpolice raidspolitikaSajmir Tahirisulme policistrafiku i drogësweaponszoti
Previous Post

Vatikani njeh Kosoven në shtator/ Papa do e deklarojë gjatë vizitës në Tiranë

Next Post

Gjykata Kushtetuese duhet ta sqaroi çështjen e krijimit të Qeverisë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gjykata Kushtetuese duhet ta sqaroi çështjen e krijimit të Qeverisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.