Lajmin për vizitën e tij në Shqipëri e ka bërë publike për gjithë shqiptarët edhe vetë Papa Françesku gjatë lutjes së ditës së sotme në sheshin “Shën Pjetër”.
“Jam i lumtur t’ju njoftoj se kam pranuar ftesën e peshkopëve dhe autoriteteve shqiptare dhe do të vizitoj Tiranën ditën e dielë më 21 shtator. Me këtë udhëtim do të doja të konfirmoja besimin e Kishës tek Shqipëria dhe të dëshmoj inkurajimin tim për një vend që ka vuajtur gjatë si rezultat i ideologjive të së kaluarës.” –ka njoftuar vetë Papa Françesku.
Gjate kesaj vizite pritet qe Papa Françesku të deklarojë njohjen e shtetit të Kosoves nga Selia e Shenjtë