Zëvendëskryeministrja në detyrë, Edita Tahiri, tha se plani i iniciuar nga BE-ja e për të cilin do të diskutohet në takimin e 22 korrikut në Bruksel, parashikon heqjen e barrikadave të vendosura në veri. E në rast se Serbia nuk bindet për këtë, ajo premtoi se do të veprohet “me forcën e ligjeve në fuqi”.
Tahiri, në një intervistë për RTK-në, tha se në takimin që kanë zhvilluar në Bruksel nuk kanë arritur marrëveshje për largimin e barrikadave, por se ekziston një plan i iniciuar nga BE-ja.
“Pala serbe nuk ishte e gatshme që të punojë me planin e iniciuar nga Ashton, e i cili ka të bëjë me largimin e tërësishëm të barrikadave. Ne jemi për bashkëpunim dhe kërkojmë projekt të koordinuar. Jemi pajtuar që do të ketë moratorium të këtyre veprimeve. Nëse ka këso veprimesh, do të veprojmë me forcën e ligjit. Kosova ka planin e vet urbanistik. Pa u marrë leja në ministrinë përkatëse nuk mund të ketë ndërtime as te ura, në asnjë komunë”, tha Tahiri.
Delegacionet nga Kosova dhe Serbia do të takohen sërish në Bruksel më 22 korrik për të diskutuar situatën e krijuar në veri, me ndërtimet që po bllokojnë lëvizjen e lirë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














