“Shprehëm shpresën se Këshilli i Evropës do të miratojë vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shkupin, duke marrë në konsideratë mundësinë e negociatave paralele për anëtarësim dhe zgjidhjen e dallimeve dypalëshe”, thuhet në përfundimet e takimit
Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kërkojnë nga Këshilli i Europës të vendosë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Europian (BE).
“Shprehëm shpresën se Këshilli i Evropës do të miratojë vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shkupin, duke marrë në konsideratë mundësinë e negociatave paralele për anëtarësim dhe zgjidhjen e dallimeve dypalëshe”, thuhet në përfundimet e takimit të tetë presidentëve në samitin e zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, ku mori pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në përfundimet e samitit thuhet gjithashtu se infrastruktura e keqe e rajonit përbën një pengesë serioze për zhvillimin ekonomik dhe transportin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit, raporton agjencia e lajmeve MIA.
Ndërkaq, një vend të veçantë në këto përfundime zënë projektet për autostradën Adriatiko-Joniane dhe linjën hekurudhore Mynih-Stamboll që do të kalojë nga Lubjana, Zagrebi dhe Beogradi, të cilat konsiderohet kyçe në forcimin e lidhjes së vendeve të rajonit me BE-në.
Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u dakorduan gjithashtu se Komisioni Europian duhet të inkurajojë përshpejtimin e hartimit të planeve infrastrukturore të transportit dhe energjisë.
Iniciativa për zhvillimin e takimit joformal të presidentëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian u inicua nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Ivo Josipoviç dhe Borut Pahor, me dëshirën për të qenë promotorë të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...