Ndërsa pritet që Greqia të zhvillojë zgjedhjet parlamentare të dielën, kreu i Syriza-s ka mbyllur së fundmi fushatën ku ka kërkuar sa më shumë mbështetje. Në mitingun përmbyllës të partisë së ekstremit të majtë, lideri i saj Alexis Tsipras kërkoi mbështetjen për një fitore të drejtpërdrejtë në mënyrë që Greqia të rikthehet siç ishte më parë para katër vitesh, në kohën kur nuk kishte krizë dhe borxhe. Ai premtoi se do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe partnerët evropian nëse fiton zgjedhjet e 25 janarit. Kjo deklaratë e tij shkaktoi çoroditje në tregjet financiare, por pati mbështetje të shtetasve grekë të lodhur nga masat shtrënguese dhe papunësia e lartë. Në mitingun përmbyllës të kësaj partie nuk munguan flamujt, pankartat dhe tingujt e këngës “First ëe take Manhattan, then ëe take Berlin”. Në podium, së bashku me liderin e Syriza-s u ngjit edhe lideri i së majtës spanjolle, Podemos. Udhëheqësi Pablo Iglesias tha se Syriza dhe Podemos do të fitojnë. Tre sondazhet e 22 janarit treguan se Syriza ka zgjeruar epërsinë e saj dhe ka fituar një rritje të mbështetjes.















